Turqia i ka tërhequr vërejtjen Gjermanisë kundër miratimit të rezolutës për njohjen e masakrës së Perandorisë Osmane kundër armenëve si “genocid”.
Lidhur me këtë çështje pritet të votohet këtë javë.
Vrasja e 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane, në periudhën 1915 – 1917, nga historianët shihet si genocidi i parë në shekullin e 20-të.
Më se 20 vende tashmë e kanë njohur këtë genocid.
Gjermania ende nuk e ka bërë këtë, por koalicioni qeverisës aktual e ka paraqitur propozimin për ta bërë njohjen.
“Gjermania duhet të jetë e kujdesshme sa u përketë marrëdhënieve me Turqinë”, ka thënë zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus.