Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se premtoi administratë publike me numër të vogël punonjësish, por nuk e ka mbajtur këtë premtim.
Përmes satuseve në rrjetin social Instagram, Basha shkruan se Rama ka rritur për qëllime elektorale numri i të punësuarve në administratën publike me shifrën rekord prej 182.5 mijë personash.
“Rama premtoi një administratë publike efikase dhe me numër të vogël punonjësish. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Për qëllime elektorale, numri i të punësuarve në administratën publike arriti shifrën rekord prej 182.5 mijë persona. Fryrja e administratës për qëllime elektorale rëndon edhe më shumë qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.