Bardhi në Cërrik: Çmimin e energjisë do ta çojmë aty ku ishte, po falimenton biznesi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bardhi në Cërrik: Çmimin e energjisë do ta çojmë aty ku ishte, po falimenton biznesi

12:04 | 09/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, pati një bashkëbisedim me fermerët e zonës së Lumasit në Cerrik, ku ndau me ta prioritetet e qeverisjes për mandatin e parë, që ka të bëjë me nxjerrjen e fshatit nga varfëria dhe krijimin e kushteve për punë e mirëqënie. Bardhi theksoi se subvencioni do të jetë sipas prodhimit, pa burokraci, pa kritere përjashtuese, dhe i vetmi dokument që do të duhet, është karta e identitetit, ku është numri personal.

Fermerët u ankuan se kanë shpenzuar kursimet e tyre dhe paratë e emigracionit, ndërkohë që po falimentojnë pasi nuk shesin dot mallin.

Gazment Bardhi tha se përveç braktisjes, kryeministri tani edhe i fyen dhe i tall fermerët shqiptarë.

Read more

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

“Pasi u tha fermerëve thashethemexhinj e dembelë, tani thotë se produktet e fshatit tonë ngelen pa shitur se janë të paditur. E gjitha kjo tregon sjelljen e tyre në 8 vite. Mirë që nuk ju mbështesin, mirë që nuk janë krah jush, po janë edhe arrogantë dhe të pafytyrë. Ju e keni dëgjuar që thotë kam shpërndarë vjet 95 milioën euro për fermerët. Po unë nuk kam gjetur deri më sot, një rast të vetëm, dhe këtë nuk e them për politikë, që të ketë ngritur dorën dikush e të ketë thënë unë kam marrë 2 lekë”, u shpreh Bardhi.

Fermer: Gjithë lekët, gjithë investimi që kam bërë këtu, është lek emigracioni. Unë tani jam me borxhe, si puna ime edhe shumë të tjerë.

Bardhi: Kjo, sepse skema që kanë ndërtu është më shumë përjashtuese se përfshirëse. Dembelin po e bën bos, ndërsa punëtorin po e gropos. Dembelë janë shokët e Edi Ramës dhe Taulant Ballës, se ai i ndan lekët këtu tek ju, që marrin 95 mlionë euro. E pastaj mendojnë se me ato lekë do të vijnë të blejnë fshatarin këtu me 50 mijë lekë që i japin dy ditë ose 3 ditë para zgjedhjeve.

Fermer: I kanë vjedh të gjithë lekët

Bardhi: Për ata që kanë vjedh, m;i lër mua, se besoj që aq më njihni, se i kam merak vetë. Do ta shikosh. Në ka një gjë që nuk falet, është dikush që vjedh e dikush që shkel besimin e njerëzve. Atë kategori edhe vëlla ta kem, nuk e fal. Më e thjeshta për qeverinë është me nxjerr fshatin nga mjerimi e me kriju komoditet me punu me djersën e ballit. Skema jonë është e thjeshtë, në bazë të prodhimit. Secili me kartë identiteti, me numër personal. Dhe nëse prodhon 5 kilogramë, do marrë para në dorë për aq. Nuk mund të ketë kritere që të kesh 20 ha tokë që të marrësh subvension.

Fermer: Ato i merr Çim Bullari

Bardhi: Pikërisht. Ngrihet në mëngjes dhe i vë syrin një kodre, plotëson kriteret dhe e ndërton biznesin, fermën, me lekët e taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë që ju, punoni nga mëngjesi në darkë e nuk nxirrni dot fitime as me shty muajin. Ishte çmimi i energjisë 79 lekë kV, e çoi 114 lekë për familje, e 170 lekë për fermën e biznesin. Dhe del pa pikë turpi në televizor dhe thotë e kam ulur çmimin e energjisë elektrike.

Fermer: Po e mbajtët fjalën e subvencionimit mbi bazën e prodhimit, ju do i merrni votat komplet.

Bardhi: S’ka diskutim që do e mbajmë fjalën, ështe e vetmja zgjidhje.

Fermer: Vijnë kollaj 4 vjet.

Bardhi: Nuk do presim 4 vjet, ju nuk prisni dot më 4 orë. Fshati, bujqësia e blegtoria do të jenë prioritet i mandatit të parë.

Fermer: Bujku, fermeri grek e kishte me 4 cent pompën e ujit, individi 8 dhe biznesi 12. Fermeri ndihmohej që aty. Kur ka ardh para 4 vitesh i kam bërë një pyetje atij Taulantit, për rrjetin elektrik. Nuk e bëri. Nuk vadisim dot, dhe prapë kërkojnë 170 lek për kilovat.

Bardhi: Çmimin e energjisë do ta çojmë aty ku ishte. Sepse rritja e çmimit të energjisë jo vetëm nuk solli investime, si ai që thua ti këtu, po ato lekë janë tu u bë rrush e kumbulla. Ndërkohë që nga rendimi i faturës po falimentojnë fermerët dhe biznesi.

Fermer: Unë mora zetor, bleva furgon, i bëra serat. Harxhova 40 milionë lekë dhe asnjë mbështetje.

Bardhi: Nuk ka për të pasur burokraci në subvensione. Na e shiti si arritje të madhe ndarjen territoriale, sikur po kursente shpenzimet. Në fakt i rriti shpenzimet me 40 përqind. Një nga prioritetet është se do zhbëjmë reformën territoriale. Nuk mund të ndodhë kurrë që ju të paguani taksat këtu e taksat tuaja të shkojnë për të bojatis fasada në qendër të Cerrrikut. Taksat që paguani ju këtu, do ti merrni në shërbime këtu.

Etiketa: Drejtuesi Politik i PD për Elbasaningazment bardhi]

Të Lidhura

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Para
Pas Yuri Kim, rezulton pozitive me COVID-19 edhe ambasadorja e Suedisë

Ambasadorja suedeze nga Shkodra: Demokracia në Shqipëri e brishtë, shqetësues fenomeni i shitblerjes së votës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com