Palestër, 40 mijë euro naftë për 2 muaj/ Zbardhen tenderat: Si i menaxhoi Balluku fondet, kur drejtonte Albcontrol – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Palestër, 40 mijë euro naftë për 2 muaj/ Zbardhen tenderat: Si i menaxhoi Balluku fondet, kur drejtonte Albcontrol

18:40 | 08/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Albcontrol, kompania shtetërore që duhet të menaxhojë hapësirën ajrore shqiptare, ka menaxhuar në fakt vetëm xhepat e drejtuesve, stafit apo edhe të eprorëve. Greva e punonjësve ka ngritur në këmbë strukturat shtetërore. Ministrja Belinda Balluku ka qenë mjaft e ashpër, por ajo ka harruar në fakt se e ka drejtuar për shumë vite këtë institucion. Madje, rroga e saj prej 6 milionë lekë të vjetra në muaj mund të duket qesharake para miliardave që ka tenderuar, ku ajo që bie në sy është se gjatë kohës që ka qenë drejtuese, ka favorizuar dukshëm disa firma.
BoldNews ka bërë një vëzhgim të tenderave të kryer nga Balluku në vitet 2017 dhe 2018, para se të katapultohej në kolltukun e ministres. Dhe, ajo që bie në sy është se Balluku ka qenë “xhep shpuar” për arkat e këtij institucioni, duke ia futur “me top” parave që menaxhon kjo shoqëri. Në këtë investigim, do të analizojmë tenderat e vitit 2017, ndërsa në ditët e ardhshme do të publikojmë edhe tenderat e “fundit” të Ballukut gjatë kohës që ka drejtuar Albcontrol.

Nga vëzhgimi i këtyre procedurave ka rezultuar se Balluku, ndryshe nga sa deklaron aktualisht, ka bërë kontrata mjaft të majme për luksin e këtyre punonjësve. Ajo ka instaluar një palestër force brenda ambienteve të Albcontrol, ndërkohë ka shpenzuar 400 mijë euro për kontrollin mjekësor të stafit dhe 300.000 USD për trajnimin e 2 personave. Shifra të frikshme gjatë vitit 2017, kur në fakt Albcontroli e ka lëshuar dorën në këto shpenzime. T’i marrim me radhë tenderat në 2017;

  1. Në janar 2017, Balluku ka hapur tender për blerje karburanti për vetëm 2 muaj. Fondi, ka qenë plot 40 mijë euro.
  2. Në muajin shkurt, e njëjta kompani ka lidhur kontratën me një shoqëri sigurimesh për “sigurimi i mjeteve të transportit”. Fondi, vetëm për mjetet, plot 20 mijë euro. Dhe, disa javë pasi bleu karburant për 2 muaj, sërish ka bërë një tenter “blerje karburanti emegjencë” me fond rreth 50 mijë euro.
  3. Në muajin mars 2017, Balluku ka shpallur fituese kompaninë “TMC Training Managment Consulting” për trajnimin për refresh të emergjencave ATCO për kontrollorët dhe FRA”, me vlerë 66 666 000 lekë të reja. Në të njëjtën kohë shpalli tenderin për pjesë ndërrimi dhe mirëmbajtje e rrjetit për fibrat optike, me një fond prej 200 mijë euro. Fituesi i këtij tenderi, kompania “R&T”. E njëjta kompani ka fituar edhe tenderin për “shpenzime mirëmbajtje, përmirësimi dhe blerje pjesësh ndërrimi për rrjetin e komunikimit MËL” me fond 50 mijë euro.
  4. Në muajin prill 2017, shpenzoi plot 74.800.000 lekë “Sigurimi i riskut ndaj të tretëve dhe aksidentet ajrore”. Me procedurë të dyshimtë, bëri edhe tenderin “mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi për sistemin CMS, (qëndra e monitorimit të sistemeve)”, me vlerë të kontratës 48.840.000 lekë. 40 680 000 lekë u shpenzuan për mirëmbajtjen dhe pjesë ndërrimi për sistemin Help Desc, operacional dhe teknik”. Ndërsa për kancelari u shpenzuan rreth 70 mijë euro. Lumi i parave publike vjon me tenderin me objekt “kontratë konsulence për hartimin e kostove me Eurocontrol” me fond 26.500 paund.
  5. Në muajin maj, u bë tender me prokurim “ribërja e hartës së lartësive minimale të survejimit” me fond 24 994 500 lekë. U bë edhe një shtesë kontrate për mirëmbajtjen e sistemeve BMS, për MKZ, ashensorit të instaluar në godinat AÇ/APP/TËR dhe administrative si dhe riparimi i defekteve të ndryshme të
    këtyre sistemeve” me fond 5.469.010 lekë. Rreth 100 mijë euro u shpenzuan për “flight check”. Ndërkohë, sërish u ble karburant emergjencë me fond limit 1.766.110 lekë. Sërish ka shpenzime për karburant me vlerë 14.578.620 lekë, ndërsa “ribërja e infrastrukturës mekanike dhe elektrike në malin e Krujës” kushtoi 30.000.000 lekë. “Blerje, instalim baterish dhe Static sëich në kohë komunikimi” kushtoi 6.299.999 lekë.
  6. Në muajin qershor, Balluku bëri tenderin me objekt “studim për monitorimin e sistemit të energjisë, MKZ dhe kondicionimit” me fond limit 4.923.333 lekë. Ndërkohë, u bë një shtesë kontrate për ndërtimin e një godine shërbimi 1(një) katëshe” me fond 3.215.481 lekë. Ndërkohë, kontrata “blerje P/N, integrim i Radiove VHF/UHF/AFTN, si dhe mirëmbajtja e sistemit VCS, prodhim (Garex)” kushtoi 41.998.800 lekë. Ndërsa, “sigurimi i pasurisë së Albcontrol sh.a” kushtoi 139.961.089 lekë. Po në këtë muaj, u bë studimi për automatizmin e sektorit ARO” me vlerë 5.000.000 lekë.
  7. Në muajin korrik, Balluku shpalli fituesin për tenderin “sigurimi i licensës së kontrollorëve për sëmundje”, me vlerë 12.996.634 lekë, ndërsa “krijimi i laboratorit teknik per testimin e paisjeve” ishte 16.666.663 lekë.
  8. Në muajin gusht, kur të gjithë ishin me pushime, Balluku firmoste sërish tendera. U shpall fituesi i tenderit “sigurimi i jetës dhe aksidenteve në punë”, me vlerë 9.890.000 lekë, ndërsa u shpall procedura e tenderit “bërje refresh të kontrollorëve për gjuhën angleze 64 KTA, si dhe Trajnimi i stafit AIS në “Aviation English training” për 2 specialistë”, me vlerë limit 24.166.667 lekë.
  9. Në muajin tetor, u shpall fituesi i tenderit për “blerje e pajisjeve elektronike në Albcontrol sh.a..” me vlerë 8.330.663 lekë pa TVSH. Gjithashtu, u blenë dhe u mirëmbajtën sistemet, D’VOR dhe ILS, prodhuar nga SELEX ES Inc me fond 42.480.000 lekë. Gjithashtu u bë tender edhe për blerjen e programit SË Argis me vlerë 10.833.333 lekë pa tvsh. Gjithashtu edhe tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të radiove të komunikimit me vlerë 25.498.825 lekë.
  10. Në muajin nëntor, Balluku bëri sërish tender emergjence për mirëmbajtje automjetesh dhe blerje gomash me vlerë 1.709.688 lekë. Ndërkohë, “automatizimi i sektorit ARO” kushtoi plot 85.833.333 lekë pa tvsh. Dhe, të gjitha këto lekë për vetëm 7 muaj. Tenderi me objekt “ngritja e sistemit të monitorimit të energjisë, MKZ dhe kondicionimit” ishte 45.829.610 lekë, ndërsa përmirësimi i sistemit të regjistrimit zanor RICOCHEET 48.920.760 lekë.
  11. Në muajin dhjetor u bë tenderi “shtesë kontrate për shpenzime për policinë private” me fond 2.340.787 lekë, ndërsa pati emergjencë për “blerjen e pjesëve për sistemin e komunikimit VCS” me fond 21.011 euro. Po në muajin nëntor u shpall fituesi i tenderit “projekti i përgatitjes dhe publikimit të Ëorld Aeronautic Chart” me vlerë limit 40.833.333 lekë, ndërsa fitoi tender edhe familja e Sadri Abazit për “rehabilitimin e kullës së kontigjencës”, me vlerë limit 37.419.842 lekë. Instalimi i “Akses Control System” kishte si vlerë 54.150.000 lekë. Gjithashtu u lidhën edhe kontratat me kompaninë “R&T” për “Akses Control System” me vlerë 54.150.000…
Etiketa: AlbcontroliMinistrja Belinda Ballukutendera

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Vetingu politik i Lulzim Bashës dhe deklaratat e Ambasadës Amerikane për Tom Doshin

Sokol Balla, “Laja” që na e shpëtoi kullën e “ajrit”!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com