Shqipëria, ndër 5 vendet e Europës që kanë bërë më pak vaksina për 100 banorë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, ndër 5 vendet e Europës që kanë bërë më pak vaksina për 100 banorë

08:40 | 08/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekonominë e tyre.

Sipas “Worldindata”, që ndjek ecurinë e përditshme të vaksinimit, deri në datën 6 prill, Mbretëria e Bashkuar është shteti që ka ecur më mirë me këtë proces, duke administruar 55 doza për 100 mijë banorë. Shifra llogaritet si një dozë e vetme dhe mund të mos jetë e barabartë me numrin total të njerëzve që janë vaksinuar, në varësi të regjimit specifik, sqaron “Worldindata”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas sky.com, rreth 31.6 milionë persona (60% e të rriturve) e kanë marrë dozën e parë, ndërsa 5.5 milionë (10.4%) kanë marrë të dyja dozat.

Read more

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Shteti britanik ka filluar të lehtësojë gradualisht kufizimet, por ende nuk e ka bërë të qartë nëse do të lejojë që shtetasit e tij të mund të udhëtojnë për pushime në verë, duke lënë prenotimet pezull.

Serbia është vendi i dytë në Europë për ritmin e lartë të vaksinimit, me 38.5 doza për 100 banorë. Shteti ballkanik eci shpejt me procesin që në mesin e janarit, duke siguruar vaksina nga Pfizer si dhe ruse e kineze.

Serbia jo vetëm ka ecur me shpejtësi për t’i dhënë doza popullatës së vet, por është kthyer dhe në një qendër rajonale vaksinimi. “New Europë” shkuante në fillim të prillit se mijëra njerëz nga vendet fqinje u dyndën në Serbi gjatë fundjavave të fundit për të marrë vaksinat e tyre ndërsa Beogradi shpërndau doza falas në një shenjë solidariteti që u vlerësua në të gjithë botën.

“Më shumë se 22,000 njerëz nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe madje edhe Kroacia bllokuan pikat kufitare për orë të tëra gjatë fundjavës, pasi Serbia i ftoi ata që të merrnin doza falas.

Midis tyre kishte gjermanë, holandezë, austriakë dhe sllovakë. Shumica e shqiptarëve erdhën me avionë me çarter. Kjo fushatë pasoi donacionet e fundit serbe të mijëra vaksinave drejtpërdrejt për qeveritë në rajon”, shkruan “New Europe”. “Iniciativa erdhi nga Qeveria Serbe dhe Dhoma e Tregtisë, e cila dërgoi një ftesë për biznesmenë të tjerë në Ballkanin Perëndimor dhe fillimisht siguroi 10, 000 vaksina për punonjësit e rreth 1,500 ndërmarrjeve”.

Serbia, me një popullsi prej rreth 7 milionë banorësh, është vlerësuar shumë në botë për vaksinimin e saj, që renditet në mesin e pesë më të mirëve në botë. Imunizimi masiv filloi në Serbi që nga mesi i janarit dhe deri tani rreth 2.35 milionë doza janë administruar një herë dhe rreth një milion njerëz janë rivaksinuar. Vendi siguroi furnizimet e hershme të AstraZeneca, Pfizer, Sputnik V dhe Sinopharm.

Deri tani nuk ka të dhëna se si ka ndikuar vaksinimi në imunizimin e popullatës serbe. Në gjysmën e parë të marsit, qeveria serbe u detyrua të marrë sërish masa shtrënguese gjatë fundjavave.

Shteti i tretë që ka ecur më shpejt me vaksinimin në Europë është Hungaria, me 22.5 doza për 100 banorë deri në 6 prill.

Por, një artikull i “Washington Post” i datës 29 mars konstatonte se ndonëse Hungaria ka vaksinuar më shumë nga popullsia e saj se çdo vend tjetër në Bashkimin Evropian, ajo vazhdon të jetë një nga më të këqijat në botë në numrin e vdekjeve COVID-19 për frymë.

Shkalla e lartë e vaksinimit në Hungari, një produkt i një strategjie prokurimi që siguroi doza nga Kina dhe Rusia përveç atyre të ofruara nga BE, nuk ka qenë në gjendje të ngadalësojë një rritje të pandemisë që i ka dhënë asaj shkallën më të lartë të vdekshmërisë dy-javore për frymë në botë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, ka qenë kritik ndaj shpejtësisë së shpërndarjes së vaksinave të BE-së dhe kërkoi që vendi i tij të prishej me bllokun dhe të siguronte kontratat e vaksinave me vendet lindore. Hungaria ishte e para në BE që miratoi vaksinat Sinopharm të Kinës dhe Sputnik V të Rusisë, duke rritur furnizimet dhe duke e bërë atë një lider të BE-së në numrin e dozave të shpërndara për frymë, sipas “Washington Post”.

Shtetet e tjera me ritme të larta të vaksinimit janë Estonia, Danimarka, Islanda, Turqia, që kanë dhënë doza për të paktën një të pestën e popullsisë. Italia ka vaksinuar 19% të popullsisë, Greqia, rreth 18.7%.

Shqipëria, ndër pesë të fundit, me vaksinimin më të ulët të popullsisë në Europë

Pavarësisht shtimit të ritmit të vaksinimit gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindje më të ulët të popullsisë në Europë që e ka marrë të paktën një dozë dhe shumë poshtë mesatares europiane prej 18.5%. Deri në 6 prill ishin dhënë vaksina për 7.7% të popullsisë.

Shqipëria ia kalon vetëm Bullgarisë (7.5%), malit të Zi (5.5), Maqedonisë së Veriut (0.6%).

Vendi që ka ecur më pak me vaksinimin në Europë është Kosova, që ka bërë doza vetëm për 0.13% të popullsisë.

Çfarë tregon përvoja e Izraelit

Në Izrael, 60% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, me ritmet më të larta në botë, me vaksinën Pfizer. 80 për qind e popullsisë së rritur është plotësisht e vaksinuar dhe infeksionet e reja dhe vdekjet nga COVID-19 kanë rënë, sipas raportimeve të mediave.

Ritmi i lartë i vaksinimit të Izraelit e ka bërë atë një nga vendet e pakta në gjendje të kthehet në pjesën më të madhe të rutinës së tij para-pandemike. Baret dhe bizneset, hotelet dhe klubet shëndetësore kanë filluar të kthehen në jetë në Izrael, shkruan “ctvnews.ca”./monitor/

Etiketa: “Worldindata”5 vendet e Europësmë pak vaksina për 100 banorëShqiperia

Të Lidhura

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

nga 27
15:20 | 04/02/2026
0

Karim Benzema, tashmë pjesë e Al-Hilal, ka treguar shumëçka, madje duke u ndalur edhe te mardhënia me “rivalin” e dikurshëm...

Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria –

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

nga 27
15:00 | 04/02/2026
0

Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një aksion kontrollesh në disa subjekte që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet, në kuadër të...

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

nga 27
14:40 | 04/02/2026
0

Zëdhënësja e PS për zgjedhjet e 11 majit, Silda Çepe ëshë emëruar drejtoreshë e IdentiTek, post të  cilin më parë...

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

nga 27
14:16 | 04/02/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se është...

Para
Basha i kthehet Ramës: Provokove qytetin e Elbasanit me miqtë e tu kriminelë, kudo do marrësh të njëjtën përgjigje

Basha: Qeveria shqiptare përdori pandeminë për të abuzuar me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

15:20 | 04/02/2026
Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria –

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

15:00 | 04/02/2026
Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

14:40 | 04/02/2026
Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

14:16 | 04/02/2026
“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

14:00 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –
  • Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –
  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –
  • Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –
  • “Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen
  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –
  • Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com