Një kurth për NATO-n – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një kurth për NATO-n

19:53 | 30/05/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Dje në mesditë, kur delegatët e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s nisën të dalin nga sallat e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, pamja m’u bashkua me një veprim të frikshëm; dukej sikur sapo ishin liruar nga një kurth dhe po vraponin që të shpëtonin. Teksa nxitonin pa parë rrotull, dikush lironte kravatën, dikush hiqte xhaketën dhe e vinte në dorën tjetër të çantës, dikush djersinte me kravatë e me xhaketë, por ama nxitonte përkundër sallës së Pallatit të Kongreseve. Si të ishin zënë ngushtë tre ditë me radhë.

Jo veç të nxehtët që mbuloi asfaltin e bulevardit të Tiranës (i nxehtë i parakohshëm sidomos për njerëz të Atlantikut Verior), i bëri këta njerëz të lëshoheshin sa më shpejt larg Pallatit. Pra, jo veç të nxehtët ishte shkak. Rrethimi policor e ushtarak i Pallatit të Kongreseve, me siguri që i kishte bezdisur edhe delegatët deri në pikën saqë ta prisnin lëshimin si një akt çlirimi. Aq më shumë rrethimi ushtarak i Pallatit, kishte bezdisur qytetarët e Tiranës për tre ditë rresht; askush nuk lejohej të kalonte aty pari. Në një qytet si Tirana, i kthyer në një konvikt të madh, ku jetojnë njerëz të munduar prej ngushticave dhe betonit pa fund. Madje edhe nëpër taraca vëzhgonin ushtarë me dylbi…

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Gjithë skena i ngjante një kurthi real.

Asambleja e NATO- s, si për ironi mbahej në selinë e ndërtuar nga diktatura komuniste shqiptare, më e egra diktaturë kundër NATO-s dhe kundër Perëndimit dhe kundër njeriut. NATO-s këtu i zihet fryma.

Kurthi bëhej edhe më i disafishtë, edhe më me kuptim përmbajtjeje se sa formë. Pse?!

E para,

sepse u krijua ideja se NATO është organizata që jep siguri veç aq sa siguron Asamblenë e vet brenda një pallati të ndërtuar në një epokë të Luftës së Ftohtë. Edhe këto tre ditë, veç selia e Pallatit të Kongreseve ka qenë e siguruar, pjesa tjetër e vendit ka qenë krejt në duar të pasigurisë. Në momentin, kur kryeministri i Shqipërisë po fliste për sigurinë brenda sallës, një burrë mbeti i vrarë me thikë po në Tiranë. Në çastin, kur nisi mbledhja e Asamblesë, gazeta italiane “La Republica”, shkruante nën këtë titull “Drogë dhe armë me avionë nga Shqipëria”. “Hetimet e konfitrmojnë këtë: deltaplanë, helikopterë të vegjël sportivë të aftë të kapin distanca të mëdha dhe një shpejtësi 100 kilometër në orë, duke bërë transport nga përtej Adriatikut“, shkruan gazeta. Në njërën prej tre ditëve, kur në Tiranë zhvillohej Asambleja e NATO-s, në Bari të Italisë u kapën 1 ton e dyqind kilogramë armë dhe drogë të transportuara nga Shqipëria. Operacioni policor italian u kodua “Iliria” , një ironi tjetër për historinë e lashtë të këtij vendi të quajtur “Iliri”, që tani bota po e konsideron jo denjësisht Iliri, por “liri për krimin”. Edhe gazeta londineze “Daily Mail”, gjatë zhvillimi të Asamblesë, lëshoi alarmin se “po vijnë shqiptarët”. 18 qytetarë shqiptarë u kapën duke hyrë ilegalisht në Angli. Mijëra shqiptarë i janë drejtuar Europës për migrim; shumica ndjehen të pasigurtë e të frikësuar për të jetuar në Shqipëri.

Asambleja e NATO s dhe vetë Oraganizata e Traktatit të Atlantikut Verior, këtu në Tiranë u zu në grackë. Teksa i jepte botës mesazhe sigurie, në fakt këto tingëllonin kallpe, përderisa rreth pallatit ku mbahej mbledhja vriteshin e frikësoheshin njerëz, përreth këtij pallati projektohej dhe realizohej trafik armësh e droge në drejtim të Perëndimit. NATO, qysh prej fillimit, ka marrë për detyrë ta mbrojë Perëndimin.

E dyta,

Asambleja e NATO s, megjithëse në mes armiqsh, nuk e vuri gishtin mbi armikun e saj dhe të popujve. NATO, vetë, vazhdon të mendojë njësoj si në momentin kur u krijua, të mendojë se qëllimi i saj është: 1. Të mbajë rusët jashtë 2. Amerikanët brenda, dhe 3. Gjermanët nën këmbë. (Sipas fjalimit të të parit sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Lord Ismaj, ditën e inaugurimit të NATO-s.)

Por, tani armiku ka ndryshuar, ashtu si edhe vetë objekti i NATO-s. Tani armiku i popujve është oligarkia. Shqiptarët, vendi i të cilëve mbajti tre ditë Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, po vuajnë rëndë nga varfërimi që po i bëjnë oligarkët qeveritarë, mafiozë dhe kriminelë. Ekranet televizive shfaqin përditë pamje të ulëta, ku njerëz të zhveshur nga dinjiteti qajnë me lot para turmave pse nuk kanë mundësi të ushqejnë familjarët. Kurrupsioni i ardhur vertikalisht nga lart, ka hyrë në kockë të njeriut dhe të shoqërisë.

Dje, pikërisht në çastin kur po mbahej Asambleja në Tiranë, kryeministri i Anglisë, Cameron, deklaroi botërisht se Shqipëria është vend “dëshpërimisht i varfër”.

Një popull kaq i varfëruar nuk mund të shërbejë si garanci për NATO-n, përkundrazi. NATO u zu në kurth në Tiranë, duke i bërë homazhe një qeverie që e ka çuar popullin deri në urrejtje, në urrejtje për vete dhe për të tjerët. NATO nuk arriti të thotë dje në Pallatin e Kongrseve se “ne luftojmë kundër armikut të popullit”, i cili “mund të mos jetë veç në Rusi ose në Libi, por edhe këtu në qytetin tuaj!”.

E treta,

konflikti i dukshëm dhe i padukshëm.

Teksa zhvillohej Asambleja e NATO-s, shqiptarët përmes ekraneve shikonin se si rrinin në krah të njëri-tjetrit dy zyrtarë të lartë armiq. Kryeministri Rama mezi pret t’i hajë kokën kryetarit të Kuvendit, Meta; të dy koka të të njëjtit koalicion qeverisës. Por, është një kosto e lartë për të qeverisurit. Shqiptarët këtë e dinë me ekzaktësi, ndërsa NATO nuk e shikon. Edhe nuk mund ta shikojë, veçanërisht kur është e kapur në një kurth. Kryeministri u lavdërua për “vëllazërinë fetare” dhe asambletistët duartrokitën me naivitet. Ku ta dinin ata se ky, me “vëllazërinë” po i jepte sinjale armikut Meta se “duhet të bëhesh si feja, tolerant me mua, nëse nuk do të të zhduk!”.

NATO, që nga Tirana, manifestoi një konflikt tjetër, por ky i dukshëm. Aty u zhvillua lufta verbale mes dy shteteve, Azerbaixhanit dhe Armenisë, dy shtete kufitare, ish-anëtare të Bashkimit Sovjetik. Konflikti shpërtheu për territorin e Nagorni Karabak. Kjo krahinë, që zyrtarisht i përket Azerbajxhanit, ka dalë nga një luftë e egër në vitin 1994. Dje, u zgjua fantazma e luftës së brendshme mes shteteve, u zgjua mu në sallën e NATO-s. Luftë, përse? Për motivet e vjetra të territoreve…

Zgjerimi i NATO-s në 28 shtete, është konsideruar i pamenduar prej filozofëve dhe analistëve të Perëndimit. “Aleanca është zgjeruar në mënyrë të pazgjuar nga anëtarësia e saj origjinale“, shkruan Viktor Davis Hanson, historan dhe autor në Universitetin e Stenfordit. Aq më tepër zgjerimi në vendet ish-komuniste, me idenë se “i duhej marrë sa më shumë terren Rusisë së Putin”.

Por, ende më i rrezikshëm bëhet kurthi, kur njerëzit shikojnë në Tiranë se si NATO bie në duar të ish-komunistëve. Gjithë “entourage” shqiptar i Asamblesë ishte i llojit të diktaturës komuniste. O bij të vetë diktatorëve me emër, o të përzier në pushtetin gjakatar të diktaturës, o pasionantë të atij regjimi… Kështu u shfaq entourage i Asamblesë në Pallatin e Kongreseve…

… Kur mbaroi Asambleja dje, i pashë delegatët që linin sallën, nxitonin dhe lironin kravatat. M’u duk se u lëshuan nga një siklet i madh.

Etiketa: ArmeniAzerbajxhanentourageFrrok ÇupikurthLa RepublicaNagorni KarabakNATOViktor Davis Hanson

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Kur krimi bën si harraq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com