Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 55-vjeçarit, Luan Koprecka në Kombinat, ngjarje që ndodhi sot në mëngjes.
I arrestuari është Alban Hyka, i cili ka pranuar krimin dhe është arrestuar sot pasdite në Ndroq.
55-vjeçari ka mbetur i vdekur pas sherrit me thika në rrugën “llambi Bonata”. Policia e Tiranës tha se ishte një konflikt mes fqinjve, ku Luan Koprecak u qëllua disa herë më thikë nga dy të rinj.
Shkak i vrasjes mendohet se ka qenë grindja që ai kishte me pronarin e një lokali poshtë banesës së tij.