Ky propozim është pjesë e sygjerimeve të kësaj partie për ndryshimet në Kushtetutë, në kuadrë të refomës në drejtësi. Ndërkohë që zbatimin i ligjit të verifikimit të figurave të zyrtarëve është një tjetër pikë e kësaj platforme dërguar Komisionit të Venecias
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka dërguar rekomandimet e saj në Komisionin e Venecias për Reformën në Drejtësi. Zgjedhja e presidentit nga populli është një ndër pikat kryesore të sygjerimeve për ndryhsimet në kushtetutë në kuadër të reformës në drejtësi. Zbatimin i ligjit të verifikimit të figurave të zyrtarëve edhe për gjyqtarët si dhe disa çështje të tjera përbëjnë platformën e PDIU-së, për reformën në drejtësi.
PDIU kërkon ndërhyrjen e parë në Kushtetutë, për garantimin e votës së emigrantëve, një nga shtyllat kryesore të programit të saj politik dhe propozon shtimin e zonave zgjedhore për emigrantët.
“4. Shtetasit shqiptarë, me banim të përhershëm jashtë Republikës së Shqipërisë, zgjedhin përfaqësuesit e tyre, në zona zgjedhore shumëemërore të posaçme, sipas përcaktimeve në ligjin për zgjedhjet.5. Shtetasit shqiptarë, pas anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian, sipas procedurës së parashikuar në ligj.”
PDIU sygjeron gjithashtu që edhe qytetarët e huaj me kombësi shqiptare apo resident në Shqipëri duhet të kenë të drejtën e votës.
Sa I përket sygjerimit për zgjehdjen e presidentit, PDIU propozon që në rast dështimi të zgjedhJes në 3 votime me shumicës të cilësuar të Presidentit, ai të zgjidhet nga populli, pasi gjykon se nuk mund të mbështetet zgjedhja e presidentit me 71 vota, në kushtet kur gjytarët dhe prokurorët zgjidhen me 84 ose 93 vota.
“Presidenti zgjidhet kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se edhe pas votimit të tretë, asnjë prej kandidatëve nuk kanë marrë shumicën e kërkuar, zgjedhja e Presidentit të Republikës kryhet me votim nga populli.”
Kjo do të shmangte paqëndrueshmërinë politike, që ekzistonte në formulën e vjetër zgjedhore dhe njëkohësisht do të ruante natyrën e Presidentit si qytetari i parë i vendit. ”, theksohet në propozimet e PDIU-së dërguar Komisionit të Venecias.