Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, u takuan sot me kreun e Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Takimi i zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit ka zgjatur disa minuta dhe temë e diskutimit ka qenë pikërisht ecuria e reformës, në kushtet kur Partia Demokratike ka deklaruar bojkot pas përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.
Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, është parashikuar të mblidhet nesër. Nuk ka ende rikonfirmim të kësaj mbledhje për shkak të bojkotit që opozita ka shpallur pas vendimit për përjashtimin e Berishës për 10 ditë nga Kuvendi.