Ofertat për tenderin pranohen deri më 7 korrik
Regjistrimi i plotë i klientëve të vet do t’i kushtojë OSHEE-së 7 milion dollarë. Për këtë qëllim kompania ka hapur një tender ofertat për të cilin pranohen deri më 7 korrik. OSHEE njoftoi se identifikimi i konsumatorëve derë më derë do të bëhet për një rakordim me të dhënat që ka regjistri i gjendjes civile. Kompania ka njoftuar se ky projekt do të jetë për nevojat e OSHEE për të detajuar konsumatorët në prag të liberalizimit të tregut dhe formalizimin e plotë të tyre në pagesën e energjisë elektrike. Për realizimin e këtij projekti do të përdoren të ardhura të vetë OSHEE por edhe të buxhetit të shtetit. Planifikohet që kompania e cila do të marrë përsipër regjistrimin e klientëve të konsumit të energjisë ta realizojë këtë brenda gjashtë muajsh nga nënshkrimi i kontratës. Vitin e kaluar OSHEE pati një projekt të ngjashëm për konsumatorët më të mëdhenj mbi 35 kilovolt për të cilët së shpejti pritet të ketë një regjistër të posacëm.