Pas tre muajsh në izolim nga dëbora, është hapur aksi rrugor Shtyllë-Panarit. Bëhet me dije se dy borëpastruese kanë bërë të mundur hapjen e kësaj rruge e cila ishte bllokuar që prej rreshjeve të para që përfshinë juglindjen.
Gjatësia e kësaj rruge prej gati 3 kilometrash ka shfaqur mjaft vështirësi gjatë përiudhës së dimrit nga rreshjet dhe stuhisë së dëborës duke bërë që fshati Panarit të izolohej për muaj me radhë.