Punëtorë nga Bangladeshi? Kel Demi: Rama rrugaç, s’i dalin llogaritë për mandatin e tretë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punëtorë nga Bangladeshi? Kel Demi: Rama rrugaç, s’i dalin llogaritë për mandatin e tretë (film)

00:19 | 02/04/2021
në Kryesore
0

Gazetari Enkel Demi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e RTV Ora për të komentuar retorikën dhe gjuhën ofenduese dhe nervozizmin që kryeministri Edi Rama po shfaq në këtë fushatë zgjedhore të 25 prillit.

“Nëse do të zbatosh metoda autoritariste e ke mbyllur me Amerikën pasi Amerika nuk ka ndërmend të ushqejë një Republikë Bananesh dhe as një instalim regjimi” komenton gazetari Enkel Demi në studion e lajmeve të RTV Ora me gazetaren Beti Njuma.

Flitet për një lojë të madhe dhe ndryshe nga diktatori komunist, Edveri, thotë Demi, e ka konkretizuar planin e shpopullimit dhe pjesë e këtij plani janë dhe marrja e punëtorëve nga vende të tjera.

Read more

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Beti Njuma: Çfarë ishte ai gjesti i kryeministrit që e pamë mbrëmë vonë në darkë dhe u drejtohej të rinjve shkodranë?

Enkel Demi: Nuk është hera e parë që ka këtë lloj komunikimi me publikun. E ka bërë dhe në një tubim në sheshin “Skënderbej”, e ka bërë dhe Parlament. Kjo tregon se kjo është edukata e tij. Një njeri që ngre gishtin e mesit për të shpotitur disa qytetarë – që në fakt ishin mospërfillës, as po e ngacmonin, por dhe po të kishte është e pajustifikueshme – tregon se ai është rrugaç.. sillet si rrugaç pasi rri me rrugaçë

Beti Njuma: Mos po e etiketon pak rëndë kryeministrin. Se kishe një shkrim pak kohë më parë, ku e ke quajtur “legeni që rre gratë”. Mos po i bie shumë në qafë kryeministrit? Enkel Demi: Nuk i bie shumë në qafë. Nëse ai do të sillej normalisht me njerëzit ne do i drejtohemi në mënyrën që ai meriton. Të jesh kundërshtar politik është tjetër gjë, por të jesh kundra një rrugaçi, cubi e banditi është tjetër gjë. Më thuaj cili kryeministër i botës i drejtohet popullit dhe zgjedhësit të tij me këtë mënyrë. Për mua ai është një rrugaç dhe me një rrugaç duhet të flasësh në këtë mënyrë. Beti Njuma: Çfarë e ka e ashpërsuar deri në këtë pikë gjuhën? Përse është kaq nervoz tani që thotë se do fitojë mandatin e tretë?

Enkel Demi: Ai e di më mirë se unë se nuk i dalin llogaritë se nuk e merr dot mandatin e tretë. Dhe kjo shprehet me nervozivimin e tij. Kjo shprehet me nervozizmin e tij. Këtu jemi në paradoks, ku qeveria bën fushatë negative e opozita bën fushatë pozitive.

Beti Njuma: A bën mirë opozita që nuk i përgjigjet me të njëjtën monedhë gjuhës fyese e bulliste të kryeministrit

Enkel Demi: Muaj më përpara mendoja se opozita duhej të ishte më agresive edhe në verbin e saj, por sot e kuptoj që qëndrimi i opozitës në këtë mënyrë që merret me premtimet, programet thjesht e nervozojnë atë dhe nuk ka më mirë se të jesh tani në opozitë dhe të kesh përballë një kundërshtar të nervozuar. Nëse në Shkodër ku e pritën mirë dhe jo keq, ai bën këtë lloj veprimi në një ditë të bukur kur nuk e kanë provokuar tregon që nuk është në vete. Kjo vetëm i shton pikë opozitës. Atë po e shqetëson më shumë një njeri që nuk ia thotë kush emrin këtu, Antonio Notto. Sepse në letrat e matjet që Noto bën e del humbës. Pikërisht këtë sondazh që nuk e kontrollon dot atë mund ta çojë në.. (nderhyn gazetarja)

Beti Njuma: Kam përshtypjen se ai nuk kontrollon dot as raportin e TIA apo DASH të cilat kanë qenë tepër të ashpra për mënyrën e qeverisjes së Shqipërisë. A duhej të jepte llogari në fushata elektorale

Enkel Demi: Ato janë shuplaka. Unë e kam thënë nëse këto dy raporte të botuara brenda ditës do të publikoheshin diku gjetkë ai nuk do të ishte më kryeministër, do të ishte larguar nëse do të kishte një cipë, por këtë pjesë bën sikur nuk dëgjon. Sikur ka bërë sikur nuk ka dëgjuar mesazhin troditës të Elez Biberaj. Një zë shumë të rëndësishm në DASH. Të gjitha këto mblidhen brenda personalitetit të tij dhe del nga shinat edhe me njerëz të zakonshëm. E ke vënë re kur dikush nuk i bindet e sulmon mundohet ta fyejë ta ofendojë. Madje nëse ka ndonjë lloj pushteti në sipërmarrje mundohet ta shkatërrojë. Ne jemi në televizionin e njeriut që ai është munduar ta shkatërrojë. A e kupton sa jashtë normales është ky njeri. Dhe po ta vësh re të vetmen shpresë që ka edhe ditën e zgjedhjeve por edhe para apo mënyrën si po qeveris është dhuna. Ai mendon se do të imponohet me dhunë. Ky është problemi i këtij njeriu uroj që Rilindasit të mos e ndjekin deri në fund në këtë lloj aventure.

Etiketa: deklaratat e kryeninistritedi ramafushata e zgjedhjeve të 25 prillitGazetari Enkel Demi

Të Lidhura

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Para
Morali i lapërdhisë

Mos shani Tinka Kurtin dhe Robert Ndrenikën, por Gishton e Shkodrës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com