OSBE bën thirrje që transmetuesi publik shqiptar të jetë i pavarur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OSBE bën thirrje që transmetuesi publik shqiptar të jetë i pavarur

10:53 | 28/01/2016
në Uncategorized
0

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, tha për BIRN-in se transmetuesi publik duhet të shndërrohet në një stacion të besueshëm e të paanshëm, që mund t’i shërbejë vërtet interesit publik

Fatjona Mejdini

Duke qenë se media në Shqipëri është nën presion dhe e manipuluar nga interesat politikë dhe ato të biznesit, gazetarët e kanë të vështirë të jenë të paanshëm në një mjedis ku ka fare pak mbrojtje në punësim dhe ku dhënia e pagave të merituara është problematike.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kjo vlen edhe për një prej operatorëve mediatikë më të spikatur, transmetuesin publik shqiptar, RTSH-në, që është përpjekur prej vitesh të shndërrohet në një stacion të besueshëm dhe profesional, por nuk ka qenë në gjendje as që të zgjedhë Drejtorin e tij të Përgjithshëm.

Florian Raunig, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, thotë që kjo ka rënduar situatën ku RTSH-ja përballet me vështirësi të mëdha në përmbushjen e rolit të tij në shërbim të publikut për ofrimin e informacionit të besueshëm e të paanshëm, programeve edukative dhe argëtimit cilësor.

“Vullneti politik – dhe përkushtimi ndaj cilësisë dhe pavarësisë së medias – është një parakusht për transformim të suksesshëm. Fatkeqësisht, ka pasur vonesa serioze në këtë proces. Ky është edhe rasti i moszgjedhjes, tanimë për një kohë të gjatë, të një Drejtori të Përgjithshëm të paanshëm dhe profesionist”, u shpreh Raunig për BIRN-in.

Bordi prej 11 anëtarësh i transmetuesit publik shqiptar, i zgjedhur nga deputetët në muajin maj, ka dështuar në disa përpjekje për të zgjedhur një drejtor të ri, pasi ligji për median i miratuar në vitin 2013 kërkon që një kandidati i duhen shtatë vota për t’u zgjedhur.

Gjashtë prej anëtarëve të bordit zgjidhen nga shumica e majtë në parlament dhe pesë nga opozita e djathtë, dhe votat për kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm janë ndarë sipas vijave politike, duke e lënë RTSH-në pa drejtor.

Kryeministri Edi Rama është zotuar se, nëse drejtori i ri nuk zgjidhet deri në fund të muajit janar, atëherë ligji për median do të ndryshohet për të lejuar që drejtori i ri të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

I pyetur për idenë e Ramës, Raunig tha se paanshmëria e drejtorit të ri është më e rëndësishme sesa mekanizmi me të cilin do të zgjidhet.

“Më e rëndësishmja është që të garantohen kualifikimet profesionale dhe paanshmëria e drejtorit të ri të RTSH-së. Kushdo që do të zgjidhet në këtë post duhet të dëshmojë kompetencë profesionale, integritet personal dhe përkushtim të fortë për të mbështetur shndërrimin e RTSH-së në një transmetues vërtet publik”, tha ai.

Progres-raporti i fundit i Komisionit Evropian për Shqipërinë, i publikuar në tetor 2015, shprehet se “media vijoi të përdoret si mjet për të promovuar interesa politikë dhe privatë” në vend dhe gazetarët punojnë pa kontrata pune, ose me kontrata që mund të zgjidhen në mënyrë arbitrare.

Edhe OSBE-ja është shprehur hapur për problemet me të cilat përballen gazetarët, si edhe për mjedisin e dobët mediatik në Shqipëri.

Gjatë vizitës së saj të fundit në Shqipëri, në maj 2015, Dunja Mijatovic, Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, u bëri thirrje politikanëve dhe pronarëve të bizneseve që t’i japin fund manipulimit të medias dhe “t’i lënë gazetarët dhe profesionistët të bëjnë punën e tyre me profesionalizëm dhe pavarësi, në të mirë të publikut shqiptar”.

Raunig tha se shumë gazetarë janë të pambrojtur, jo vetëm kundrejt punëdhënësve të tyre, por edhe ndaj presioneve të jashtme.

“Duket se ekziston një praktikë e përhapur në Shqipëri e dobësimit të pavarësisë profesionale të gazetarëve, duke i mbajtur të varur nga punëdhënësit e tyre, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Kjo shpesh merr formën e punësimit të paligjshëm, apo të vonesave në dhënien e pagave apo honorareve”, tha ai.

 

Mbështetja për reformën gjyqësore

OSBE-ja, bashkë me shumë organizata ndërkombëtare dhe qeveri të huaja, ka mbështetur propozimin për reformimin e sistemit të drejtësisë që lëngon nga korrupsioni. Raunig beson se reforma është një mundësi ideale për të riformësuar rrënjësisht sistemin gjyqësor shqiptar, në mënyrë ai t’u shërbejë më mirë qytetarëve dhe të luftojë korrupsionin e përhapur.

 

“Paketa e plotë e reformës u përgatit nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë dhe u vlerësua nga Komisioni i Venecias [i Këshillit të Evropës]. Tani, i takon politikës shqiptare që të ndërmarrë hapin e radhës: të arrijë marrëveshje për t’i hapur rrugë fazës së zbatimit”, tha ai.

Raunig beson se zbatimi i reformës me aktet e reja normative, procedurat, sistemet e menaxhimit, kriteret e rekrutimit dhe trajnimin e plotë të stafit është thelbësor.

“Mënyra se si do të zbatohet paketa e reformës është thelbësore për qëndrueshmërinë dhe suksesin e procesit të reformës. Ajo ecën paralelisht me ndryshimin e sjelljes: krijimin e kulturës së përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies, luftën ndaj pandëshkueshmërisë dhe konsolidimin e respektit për shtetin e së drejtës në të gjitha shtresat e shoqërisë”, tha ambasadori.

 

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri po punon me disa programe në sektorin e drejtësisë, siç janë zhvillimi i Shërbimit të Provës për të mundësuar reformën e sistemit të burgjeve dhe programi Drejtësi pa Vonesa, i cili ka rritur efikasitetin e procedurave gjyqësore, për të ofruar qasje më të mirë në drejtësi, veçanërisht për qytetarët e thjeshtë.

Prezenca po ndihmon Shqipërinë në reformën e decentralizimit. Vitin e kaluar, vendi përfundoi riorganizimin e strukturës së qeverisjes vendore, duke krijuar 61 bashki të reja pas shkrirjes së 373 njësive më të vogla. Qëllimi ishte të decentralizohej pushteti dhe të rritej llogaridhënia në nivel vendor.

“Kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te cilësia e jetës së qytetarëve,” tha Raunig.

Por procesi i decentralizimit nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimin e legjislacionit, paralajmëroi Raunig – nevojiten, gjithashtu, burime financiare dhe njerëzore që pushteti vendor të ofrojë shërbimet që u duhen qytetarëve.

BIRN

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Idrizi: Na takon të përfaqësohemi me një ministër në qeveri

PDIU: Presidenti të zgjidhet nga populli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com