Deklaratat e Ramës për punëtorët nga jashtë, Vasili: Shqipëria dhe shqiptarët janë gjëja e vetme që ai urren – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklaratat e Ramës për punëtorët nga jashtë, Vasili: Shqipëria dhe shqiptarët janë gjëja e vetme që ai urren

15:18 | 01/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagoi sot në një konferencë për mediat ne lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama për vendimin për të marrë punëtor nga jashtë vendit.

Vasili tha se Rama tregoi qartë që shqiptarët nuk kanë asnjë rëndësi për të, por rëndësi ka që të vijnë skllevër të kohëve moderne nga Bangladeshi, nga Afganistani, nga India e kudo gjetkë.

Deklarata e plotë:

Read more

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Pra është shumë e qartë. Shqipëria dhe shqiptarët janë gjëja e vetme që Edi Rama urren. Demokracia, fjala e lirë, e drejta e shqiptarëve që të vendosin, e drejta e shqiptarëve që të jenë ata zotër të fateve të tyre, është ajo pikërisht që Edi Rama urren. Sot është dita më e rëndë se çdo herë tjetër, pasi shqiptarët kanë të ulur në karrigen e kryeministrit, armikun më të egër të tyre, i cili u tregon derën shqiptarëve, të cilët me qindra e mijëra largohen nga Shqipëria, sepse nuk i do. Sepse ata me votën e tyre, zërin dhe vullnetin e tyre, e lëvizin, e hedhin, e shporrin tutje nga karrigia, por kërkon skllevër pa gjuhë, pa gojë, pa të drejtë vote, që nuk kanë asnjë liri.

Edi Rama është armiku i lirive, armiku i demokracisë, e cila është ndërtuar me kaq mund e për të cilën kanë dhënë jetën me mijëra e mijëra shqiptarë. Që nga sot, të gjithë shqiptarët e kanë shumë të qartë, që më 25 prill e kanë zgjedhjen të qartë dhe të thjeshtë. Në njërën anë është armiku i tyre, që u tregon derën, që i shkëmben me skllevër nga Bangladeshi, Afganistani dhe India. Dhe nga ana tjetër janë të gjithë shqiptarët, të përfaqësuar politikisht nga opozita e tyre, të cilët janë gati të luftojnë e të bëjnë çdo sakrificë, për të vendosur demokracinë e liritë e tyre të nëpërkëmbura, e për të ndërtuar fatin, jetën e tyre, të familjeve të tyre, në vendin tonë të dashur që është Shqipëria. Për ne Shqipëria është një vend i shtrenjtë dhe ne këtu duam të jetojmë. Të rinjtë tanë këtu duhet të kthehen e të rinjtë e tjerë të mos largohen, pasi Edi Rama ky armik i betuar i tyre ka vetëm një qëllim ti largojë.

 

 

Çdo gjë që lidhet me demokracinë në këtë vend. Me begatinë personale të familjeve të tyre, Edi Rama e urren. Edi Rama do shqiptarë të varfër, që jetojnë në skamje, që nuk votojnë, që nuk protestojnë, që nuk vendosin për fatet e tyre, do thjesht dhe vetëm skllevër, shurdh memecë. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Shqiptarët kanë për të luftuar për të drejtat e tyre për lirinë, për pluralizmin, për demokracinë dhe në vitet shumë të vështira të diktaturës ku me mijëra kanë humbur jetën. Dhe në 25 prill do të japin atë goditje të tmerrshme, përfundimtare që do të jetë mësim për këdo të marrë në Shqipëri që do të guxonte të diskutonte e të vinte në diskutim fatin e shqiptarëve, të lirive të demokracisë së tyre dhe për të shuar njëherë e përgjithmonë nga memoria e shqiptarëve njeriun më të zi dhe më të urryer që i luftoi me çdo mjet e me çdo kusht ata.

Mos e harroni këtë video dhe në 25 prill votoni duke pasur në mend që ky njeri të largohet njëherë e më parë e të ndëshkohet për gjithë këtë urrejtje që ia ka ndaj popullit tonë, popullit shqiptar. Shqipëria është shtëpia jonë, kështu do të mbetet, armiqtë do t’ua tregojnë vendin në 25 prill atje ku e meritojnë.

Etiketa: Deklaratat e Ramës për punëtorët nga jashtënënkryetari i LSI-sëPetrit Vasili

Të Lidhura

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

nga 27
23:08 | 03/04/2026
0

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

nga 27
22:54 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

nga 27
22:30 | 03/04/2026
0

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar nga...

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

nga 27
22:16 | 03/04/2026
0

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

Kosova regjistron rekord të ri të rasteve të reja me COVID-19

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

23:08 | 03/04/2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

22:54 | 03/04/2026

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

22:30 | 03/04/2026
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

22:16 | 03/04/2026
1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –
  • Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –
  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com