Tre prej tyre janë shqiptarë, sekuestrohet 1 ton marijaunë, 1 kallashnikov, 170 plumba, 45 kg tritol, 47 plumba të blinduar
Policia italiane ka kapur rreth një ton drogë, armë e lëndë eksplozive gjatë opearacionit “Iliria” ekzekutuar në orët para të mëngjesit të sotëm. Aksioni i policisë italianë është përqëndruar në qytetin e Barit dhe në këtë aksion janë arrestuar tetë persona ndër të cilët, tre janë shqiptarë. Ata akuzohen për trafik të drogës e armëve përmes detit nga Shqipëria drejt Italisë.
Përgjatë këtij operacioni policia italiane e ka sekuetruar rreth 1 ton marijaunë, 1 kallashnikov, 170 plumba, 45 kg tritol, 47 plumba të blinduar. Arrestimet janë kryer në të gjithë Italinë.
Operacioni i policisë së Barit është koordinuar në bashkëpunim me Drejtorinë antimafia të këtij qytetit.