Kriza pandemike, si po favorizon pastrimin e parave përmes bareve dhe restoranteve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza pandemike, si po favorizon pastrimin e parave përmes bareve dhe restoranteve

08:15 | 28/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Rreth 15% e bizneseve në vend janë bare dhe restorante. Në vend ka rreth 13 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit.

Vetëm sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël. Pas ulje – ngritjeve në vitin 2020 që kaluan subjektet e shërbimit (baret, restorantet dhe klubet e natës ishin të parët që u mbyllën me shfaqjen e COVID-19 në muajin mars), me hapjen e ekonomisë deri në përfundim të verës, xhiroja e tyre arriti të rikuperohej, por duke mbetur shumë poshtë niveleve të parakrizës.

Sipas INSTAT, Indeksi i volumit, i Bar-Restorante, tregoi një rënie të fortë prej 55% në tremujorin e dytë, në periudhën e karantinës, ndërsa në të tretin dhe të katërtin, tkurrja ishte përkatësisht 25% dhe 19%.

Read more

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rënia e xhiros te bizneset e shërbimit të pijeve dhe ushqimeve ka vazhduar edhe në muajt e parë të 2021. Sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve, Restoranteve dhe Klubeve z. Enri Jahaj, arsyet kryesore janë rënia e konsumit dhe kufizimi i orarit të lëvizjes deri në orën 20:00.

“Xhiroja e restoranteve është e bazuar vetëm me punën që bëhet në drekë. Pas orës 18:00, të gjithë njerëzit vrapojnë për të shkuar në shtëpi. Me këtë fashë frekuentimi, xhiroja e restoranteve është reduktuar me 50%, ndërsa ajo e bareve dhe kafeneve, 40%. Te baret po ndihet më shumë kufizimi i orarit për konsumin e pijeve alkoolike. Njerëzit i frekuentojnë më shumë baret për pije alkoolike, pas punës dhe në orët e mbrëmjes. Sipas të dhënave zyrtare, rënia e konsumit është reflektuar edhe te tkurrja e importit të alkoolit.

Në anën tjetër, te shpenzimet e konsumatorit ka ndikuar edhe pasiguria e krijuar nga COVID-19. Nëse nga jashtë vërehet se frekuentimi i bareve është i lartë, brenda konsumi është i ulët. Shifrat zyrtare dhe operatorët e kafesë konfirmojnë rënien e importit. Pjesa më e goditur janë klubet e natës, pasi edhe pse janë të mbyllur prej një viti vazhdojnë të paguajnë dritat dhe ujin”.

Kriza nga COVID-19, përveç riskut për falimentime të këtyre strukturave, po favorizon lulëzimin e skemave të pastrimit të parave. Shoqata e Bareve e Restoranteve pohon se mjediset e bareve dhe restoranteve që lirohen nga falimentimi për shkak të pandemisë, po riinvestohen nga të tjerë për pastrimin e parave.

“Çdo ditë mbyllen biznese dhe hapen të reja në struktura të gatshme të bareve dhe restoranteve që merren me qira, në shumë raste, nga persona që duan të riciklojnë paratë (kjo është periudha më e mirë e pastrimit të parave, pasi jemi në prag të zgjedhjeve elektorale dhe mungon kontrolli nga institucionet shtetërore). Hapja e këtyre strukturave të reja nuk është domethënëse dhe mendoj se nuk do ta përmirësojnë gjendjen e sektorit. Rreth 30% e bizneseve ndodhen në zonën gri që mbyllen dhe më pas hapen, pasi merren me qira”, nënvizoi z. Jahaj.

Parashikimet e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve nuk janë optimiste edhe me nisjen e sezonit turistik. Shpresa e vetme për rritje të xhiros mbetet te vaksinimi. “Shumë shtete të Europës kanë subvencionuar me para strukturat e shërbimit, sepse të gjithë po përgatiten të hapen në muajin qershor. Ne, edhe këtë sezon do të nisim pa subvencionim dhe pa mbështetje konkrete nga shteti. Nëse 30-40% e popullsisë nuk vaksinohet, xhiroja në këto struktura edhe për këtë verë do të ketë rënie”./Monitor

Etiketa: Kriza pandemikepastrimi i paraveRestorante

Të Lidhura

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
22:23 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë...

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

nga 27
22:11 | 03/02/2026
0

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre,...

Para
Shpresë për lëvizjen e anijes së bllokuar në kanalin e Suezit

Shpresë për lëvizjen e anijes së bllokuar në kanalin e Suezit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com