Nisja e fushatës zgjedhore ditën e sotme ka sjellë ndryshime dhe në pamjen e selisë së Partisë Demokratike.
Në fasadën e vendosur tashmë, të publikuar dhe më herët nga kryedemokrati Lulzim Basha, janë slogani i opozitës Shqipëria fiton, inicialet e koalicionit si dhe numri i tij në fletën e votimit.
Pasditen e sotme PD do të hapë fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, ku pritet të jenë të pranishëm të gjithë kandidatët.