Vasili: Shit-blerje votash me vende pune, qeveria shpërdoron miliona euro për të rrëmbyer rroga shteti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Shit-blerje votash me vende pune, qeveria shpërdoron miliona euro për të rrëmbyer rroga shteti

14:58 | 24/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka denonuar fenomenin e punësimeve fiktive para zgjedhjeve të 25 prillit, teksa thot se mazhoranca nuk bën shit blerje të votës me para, por me vende pune.

Vasili shprehet se qeveria po shpërdoron miliona euro që të rrëmbehen rroga shteti sa më shumë ndërkohë administrata publike ka arritur në 182 mijë njerëz dhe në 3-mujroin e fundit janë shtuar 10 mijë njerëz.

DEKLARATA NGA PETRIT VASILI

Read more

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Të nderuar qytetare dhe qytetarë!

Është vërtetë një situatë skandaloze ajo që po ndodh me financat publike, të cilat janë vënë në dispozicion të punësimeve fiktive, punësimeve elektorale vetëm e vetëm për të orientuar e për të rrëmbyer vota, duke paguar me rroga shteti. Faktet janë shumë të rënda dhe kokëfortë. Vetëm në tre mujorin e fundit të vitit, administrata publike ka arritur në 182 mijë njerëz dhe janë punësuar dhe shtuar vetëm në tre mujorin e fundit 10 mijë njerëz, përfshirë këtu administratë bashkish dhe administratë të qeverisë.

Në të njëjtin moment që rriten me 10 mijë njerëz të punësuarit e shtetit, të punësuarit fiktivë, të punësuarit elektoralë, sepse janë vetëm për këtë, nuk janë për shërbime, biznesit i kanë humbur 4 mijë e 500 vende pune dhe mbi 13 mijë vende pune kanë humbur në bujqësi. Pra mbi 17-18 mijë qytetarë që punojnë, prodhojnë të ardhura, kanë humbur vendet e punës dhe parazitët e Rilindjes, militantë, pjesë të strukturave të Rilindjes elektorale rrëmbejnë rrogat e shtetit. Bëhet fjalë për miliona euro që shkojnë për këto punësime fiktive e në vend të shit blerjes me para në dorë, po përdorin shit blerjen e votës me vende pune. Është fare e qartë për këdo që kjo është kriminale, pasi të gjithë paratë dalin nga xhepat e qytetarëve, dalin nga mundi dhe gjaku i bizneseve. E në vend që këta të pacipë që qeverisin paratë e shtetit i përdorin për barna për të rimbursuar mijëra të sëmurë me Covid e familje të tyre të cilat janë në borxhe për të ndihmuar biznesin që ai të mos mbyllet dhe të mos humbasin vende pune punësojnë  pafund nga këta që quhen punësime elektorale.

Do t’ju mjaftonte vetëm të shikoni që Kryeministria punëson 85 operatorë nga 1100 njerëz që ka. Janë nga ata që bëjnë like e share në facebook. Shikoni që në momentin që biznesi bie shtohen qindra inspektorë tatimore, shtohen qindra nëpër dogana. Shikoni me radhë si shtohet Ministria e Brendshme, e Turizmit e të gjitha me radhë, pa përfshirë këtu pushtetin lokal i cili është lëshuar që nga Bashkia e Tiranës e të gjitha bashkitë me radhë. Duke bërë punësime të gjitha fiktive pa asnjë vlerë, pa asnjë kuptim, vetëm e vetëm duke shpërndarë rrogat që vijnë nga xhepat e qytetarëve shqiptarë. Shpenzimet për pushtetin lokal të cilat do të kurseheshin nga reforma e pushtetit lokal e do të kurseheshin 50 milionë euro kanë kaluar 130 milionë euro.

Të nderuar qytetarë, 25 prilli është dita për ti dhënë fund shpërdorimit  të rrëmbimit të parave tuaja pasi paratë tuaja, djersa gjaku juaj, tatimet që paguani ju. Tatimet dhe gjithë detyrimet e tjera që paguan biznesi vetëm shpërdorohen nga këta horra që kanë rrëmbyer pushtetin e të cilin duan ta mbajnë për të vazhduar ta zhvasin Shqipërinë deri në fund për ta lënë Shqipërinë kockë e lëkurë e për ti bërë mijëra shqiptarë të ikin nga Shqipëria. Sepse duke i lënë pa punë alternativa e tyre e vetme është ikja nga vendi. Të gjitha agjencitë ligjzbatuese, prokurori dhe të gjitha institucione me radhë që kontrollojnë mënyrën sesi administrohen paratë publike e kanë shpërdorimin e jashtëzakonshëm të parave publike përpara syve. Të lëvizin sot pasi nesër do të jenë nën akuzë njësoj si kjo qeveri shpërdoruese banditeske dhe mafioze. Koha nuk pret, referendumi i 25 prillit është përgjigja e vetme për të shpëtuar të ardhurat e shqiptarëve, të ardhmen e tyre që ata ta kenë Shqipërinë shtëpinë e tyre dhe për të larguar njëherë e përgjithmonë ata njerëz që e shqyen e bën copa copa shtetin vetëm në funksion të xhepave të tyre.

Etiketa: nenkryetari i lsiPetrit VasiliShit-blerje votash me vende pune

Të Lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

nga 27
13:31 | 01/02/2026
0

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

nga 27
12:43 | 01/02/2026
0

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

nga 27
12:37 | 01/02/2026
0

Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua nga Interi për gjashtë muajt që vijnë, ndërsa do jetë pjesë e klubit nga...

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

nga 27
12:19 | 01/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Para
Kreu i Grupit të PPE në Parlamentin Europian bisedë online me Bashën: Zgjedhjet e 25 prillit, jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë

Kreu i Grupit të PPE në Parlamentin Europian bisedë online me Bashën: Zgjedhjet e 25 prillit, jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

12:37 | 01/02/2026
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

12:19 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

12:01 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –
  • Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com