“Misioni im”, Flutura Açka flet për librin e Lulzim Bashës: Traktat për Shqipërinë që duhet ta lexojë çdo shqiptar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Misioni im”, Flutura Açka flet për librin e Lulzim Bashës: Traktat për Shqipërinë që duhet ta lexojë çdo shqiptar

14:48 | 22/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kandidatja e PD në Elbasan, Flutura Açka në cilësinë e botueses ka komentuar librin e parë të Lulzim Bashës me titullin “Misioni im”.

Açka thot se Basha është treguar shumë i kursyer në librin e tij, dhe do i kishte rekomanduar të kishte folur më shumë për veten, ndërsa shton se ky libër është një Traktat për Shqipërinë që duhet ta lexojë çdo shqiptar, pasi është një ftesë për debat publik ku gjithkush mund ta gjejë veten në një fushë përkatëse.

Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, Açka i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për të kthyer Shqipërinë në normalitet dhe për të kthyer timonin në drejtimin e duhur pasi ka shkuar në drejtim të paditur.

Read more

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

FJALA NGA FLUTURA AÇKA

Përshëndetje! Më vjen mirë që takohemi në një ditë kaq të rëndësishme dhe pikërisht për një gjë të rëndësishme. Unë jam mësuar të promovoj libra shpesh me autorë shqiptarë edhe të huaj kështu që është rutinë për mua të prezantoj libra. Por sigurisht ky është një libër i veçantë dhe është një ditë e veçantë kështu që do të më duhet edhe mua të përmbaj një lloj emocioni për shkak të veçantisë që ka ky libër. Falënderoj edhe studentët që janë sot këtu. Do të donim të ishin shumë e më shumë por ju jeni zëri që e përçoni edhe tek ata kështu që ata janë të pranishëm përmes jush padiskutim sidomos në një shesh të tillë ku unë kam kaluar katër vite shumë të rëndësishme. Kur kam mbaruar fakultetin, dy vite më vonë ky shesh ishte qendra e demokracisë, por ama edhe atje ku ishim, unë që isha në Elbasan valët erdhën dhe ka qenë një gjë që na bën të mblidhemi sot, që na bën ta trajtojmë si agor këtë ditë sot, na bën të trajtojmë si agor këtë debat publik. Fillon me këtë libër, kanë qenë edhe libra të tjerë përpara, do të vazhdojë me libra të tjerë. Kështu që, debati publik, debati politik është një gjë shumë e shëndetshme për demokracinë dhe mendoj se ky libër është një ftesë për një debat publik dhe secili prej nesh është i pranishëm. Askush prej nesh qoftë ekonomist, qoftë edhe inxhinier, qoftë mjek, çfarëdo profesioni të ketë është pjesë e këtij debati publik shoqëror që është shumë i rëndësishëm. Nuk duhet t’ia lëmë në dorë vetëm politikës sepse flasin politikanët dhe ia zënë vendin në agor, ia zënë vendin njerëzve të tjerë. Para shoqërisë dhe para demokracisë jemi që të gjithë të barabartë. Mendoj se ky libër e ka këtë ftesë publike. Para se të flas diçka për librin dhe do t’ia lë fjalën sigurisht zotit Basha të shpjegojë idetë e tij, qasjet e tij në këtë libër që janë të shumta që kanë të bëjnë me të gjitha fushat edhe ka edhe gjëra personale që janë shumë të rëndësishme megjithëse është treguar shumë i kursyer. Për shembull po të më kishte pyetur mua unë do të kisha dashur të fliste më shumë për veten, por ndoshta e ka lënë për një moment të dytë të hyjë më në thelbin e tij për gjëra më personale. Por ky është në formën e një, zoti Basha e ka quajtur letër e hapur shqiptareve, në fakt është një traktat për sot, për Shqipërinë sot që duhet ta lexoje çdo shqiptar i cili do të gjejë veten në të gjitha format që ai mendon qasjen e tij në ekonomi, në politikë, në debat publik, në raport me Kosovën. Pra kemi kaq shumë çështje për të diskutuar në këtë agor që na thërret të gjithëve të jemi të pranishëm. Pra se të flas diçka për librin do të doja t’ju falënderoja zoti Basha! Ne jemi takuar për disa arsye edhe në Elbasan për Ditën e Verës si elbasanase, edhe si zonjë në ditën e zonjave, jemi takuar sot edhe si botuese. Do të thotë që ndoshta edhe unë jam natyrë që merrem me shumë gjëra bashkë, por këtu jam në rolin e botueses edhe doja edhe në këtë rol t’ju falënderoja për besimin që më keni dhënë të përfaqësoj dhe të jem e pranishme në Elbasan, në një qytet ku kam lindur dhe aq i dashur, shumë determinant në jetën time, është jeta ime, Elbasani është jeta ime sepse dola nga Elbasani e bërë. Çfarëdo të ketë ndodhur më pas në jetën time vetëm ka qenë një konfigurim më i plotë, por në fakt unë jam Elbasani në një farë mënyre. Kështu që ju falënderoj shumë edhe shpresoj ta justifikoj me punë. Me korrektesë. E kam thënë edhe në bisedat e mia të përditshme me njerëz të zakonshëm ndoshta unë nuk e njoh politikën nga brenda, ndoshta unë nuk jam politikane e prerë për të dhënë premtime dhe gjëra të kësaj natyre që kanë të bëjnë me gjëra të mëdha ose qoftë më të vogla të mikroklimës shqiptare, por unë di të them që unë di të dëgjoj dhe unë ju kam thënë që unë mund të dëgjoj dhe shikoj se shqiptarët para së gjithash kanë nevojë që të dëgjohen dhe këtë gjë besoj se do ta bëj, të paktën këtë gjë do ta bëj mirë që është prapë pjesë e këtij debati për të cilin po flas. Kështu që ju falënderoj shumë për besim dhe shpresoj që ta justifikoj para së gjithash për elbasanasit. Për tu kthyer tek libri juaj në fakt dua t’ju shpjegoj diçka si botuese.

Ta kthejmë më në fund timonin sepse na ka shkuar Shqipëria në drejtim të paditur
Ky libër më ka rënë në dorë kur unë nuk isha kandidate prandaj dua ta them këtë gjë se është shumë e rëndësishme. Unë jam e hapur për çfarëdo politikani. Madje ka disa politikanë tani nuk dua t’i them emrat të cilëve u kam sugjeruar si botuese që t’i shkruajnë jetët e tyre që kanë dalë nga politika, që janë në politikë sepse shoh siç jua thashë, një pjesë e debatit publik shumë të rëndësishëm që është i domosdoshëm për demokracinë dhe që në Evropën e sotme është gjëja më normale. Që çdo politikan, ai që e ndjen të nevojshme pikëpamjet e tij t’i bëjë publike, t’i thotë dhe të debatojë publikisht është gjëja më normale në Evropën e sotme dhe me këtë lloj gjuhe publike duhet të mësohemi, jo të shajmë njëri-tjetrin, por të debatojmë me argumenta për ato që ne na dhëmbin të gjithëve, për ato që u dhembin njerëzve për të cilët ne mendojmë se do t’i përfaqësojmë. Kështu që në këtë libër jam e hapur edhe për atë që mund të quhet kundërshtari politik që më sheh si kundërshtar politik. Absolutisht unë jam botuese dhe do të vazhdoj se kjo është ndjesia ime, kjo është jeta ime. Do ta vazhdoj edhe do të jem e hapur edhe për kundërshtarin në qoftë se ai ka pikëpamje që kanë të bëjnë me debatin publik larg sharjeve, larg fyerjeve, larg trajtimit të tjetrit si armik. Ne nuk jemi armiq, ne të gjithë bashkë jemi vetëm për një gjë: Ta kthejmë më në fund timonin sepse na ka shkuar Shqipëria në drejtim të paditur. Dhe ky libër është një kërkesë pikërisht për këtë gjë: Hajde ta kthejmë Shqipërinë në normalitet. Po të citoj një mikun tim opinionist që thoshte “ Hajde të mblidhemi qelbësira dhe të heqim Sali Berishën”, unë them hajde të mblidhemi 5 njerëz, 10 njerëz, 100 njerëz të mençur dhe ta kthejmë Shqipërinë në binarë të vërtetë. Kaq! Jo për të sharë këtë e për të sharë këtë, por për të menduar më në fund për një debat të shëndoshë publik shoqëror dhe më në fund njerëzit të ndjehen mirë në demokracinë e tyre, mos të ndjehen të frustruar, të mos ndjehen të fyer, të përjashtuar. Kjo është thirrja që ka ky libër. Ejani të mendojmë bukur se më në fund jemi lodhur nga sharjet, nga fyerjet. Sidomos një nga gjërat më të rëndësishme në këtë libër që mua më ka pëlqyer dhe kam dëshirë t’jua them publikisht zoti Basha. Është trajtimi që ju premtoni se do t’i bëni opozitës. Ka shumë rëndësi. Opozita është pjesë e demokracisë, nuk mund ta fyesh. Nuk ka të drejtë askush që është në pushtet ta bëjë. As zoti Basha nesër pasnesër nuk ka të drejtë ta bëjë politike. Opozita është pjesë shumë e fortë e demokracisë që na mëson ne ku i kemi gabimet për t’i bërë punët më mirë. Kështu që ju komplimentoj pikërisht për këtë gjë se kjo është një frymë evropiane që ne na duhet ta çimentojmë, jo ta sjellim, ta çimentojmë më në fund në Shqipëri. Kështu që unë ju përgëzoj për librin, ju përgëzoj edhe për këtë debat publik që hapni edhe do të vazhdohet besoj edhe nga politikanë të tjerë që kanë dëshirë të jenë pjesë e këtij debati publik. Edhe unë sigurisht si “Skanderbeg Book”, jam e nderuar që botoj një traktat të kësaj natyre dhe që besoj se do të vazhdojë edhe të jetë ndoshta një mundësi për të debatuar edhe më gjerë. Faleminderit!

Etiketa: “Misioni im”Flutura AçkaKandidatja e PD në Elbasan

Të Lidhura

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

nga 27
23:31 | 04/02/2026
0

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

nga 27
22:41 | 04/02/2026
0

InsideStory realizoi analiza për konstatimin e metaleve të rënda, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin. Në...

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

nga 27
22:21 | 04/02/2026
0

Vdekja e një gruaje 65-vjeçare në Belsh, pas kafshimit nga një qen rruge, nuk është thjesht një tragjedi. Është një...

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

nga 27
22:07 | 04/02/2026
0

Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht...

Para
Themeluesit e BioNTech parashikojnë fundin e kufizimeve: Në Europë dhe SHBA ndoshta në fund të verës…

Themeluesit e BioNTech parashikojnë fundin e kufizimeve: Në Europë dhe SHBA ndoshta në fund të verës…

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

23:31 | 04/02/2026
Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

22:41 | 04/02/2026
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

22:21 | 04/02/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

22:07 | 04/02/2026
Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –
  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –
  • Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –
  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –
  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com