Situata nga Covid, disa vende evropiane rivendosin masat e izolimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata nga Covid, disa vende evropiane rivendosin masat e izolimit

10:34 | 20/03/2021
në Bota, Kryesore
0

Franca dhe Polonia kanë rivendosur masat e izolimit të pjesshëm, ndërsa Gjermania ka paralajmëruar se do të veprojë njëjtë, pas një rritjeje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Masat e reja franceze kanë prekur rreth 21 milionë njerëz në 16 rajone, përfshirë kryeqytetin Paris. Autoritetet kanë frikë nga një valë e tretë e të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Izolimi i pjesshëm hyri në fuqi në mesnatën e së premtes (19 mars).

Masat e reja parashohin kufizime në trafik, mbylljen e bizneseve jo thelbësore, por shkollat mbeten të hapura, së bashku me parukierët nëse ndjekin një “protokoll të veçantë të higjienës”. Franca ka raportuar më shumë se 4.2 milionë të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe gati 92.000 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.

Read more

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Në Poloni, dyqanet jo-thelbësore, hotelet, objektet kulturore dhe sportive do të mbyllen për tre javë. Ky vend ka shkallën më të lartë të të infektuarve në baza ditore që nga nëntori. Polonia ka shënuar më shumë se dy milionë të infektuar dhe gati 49.000 vdekje, sipas Johns Hopkins.

Rastet me koronavirus po shënojnë rritje edhe në Gjermani. Kancelarja, Angela Merkel, ka paralajmëruar se ka të ngjarë që vendi do të duhet tani të zbatojë masat e një “frenimi emergjent”.

Gjermania tha të premten se e ka klasifikuar Poloninë fqinje si vend me rrezik të lartë. Kjo do të thotë se që nga e diela kushdo që kalon kufirin nga Polonia duhet të ketë një test negativ të koronavirusit.

Imunizimi kundër COVID-19 në vendet e Bashkimit Evropian ka ngecur për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave por edhe për arsye se disa vende evropiane e pezulluan përdorimin e vaksinës se Oxford-AstraZeneca kundër COVID-19, për shkak të frikës nga efektet anësore të mundshme.

Pavarësisht se rregullatori evropian i barnave tha se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive, disa vende hezitojnë të vazhdojnë fushatat e tyre të imunizimit.

Autoriteti shëndetësor i Finlandës ka njoftuar një pezullim në përdorimin e vaksinës që do të zgjasë të paktën një javë.

Zyrtarët kanë thënë se kjo është një masë paraprake pasi u raportua për mpiksje të gjakut te dy pacientë që ishin injektuar me këtë vaksinë, raporton BBC.

Ndërkohë, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia thanë të premten se u duhej më shumë kohë për të vendosur nëse do të rinisnin vaksinimet me vaksinën e AstraZeneca-s.

Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Holanda janë ndër vendet që kanë rifilluar fushatat e tyre të vaksinimit me AstraZeneca. Autoritetet shëndetësore në Francë kanë rekomanduar që vaksina t’u ofrohet vetëm njerëzve të moshës 55 vjeç e lart.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rishikoi sigurinë e kësaj vaksine pasi 13 vende evropiane pezulluan përdorimin e saj për shkak të frikës nga një lidhje me mpiksjen e gjakut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar vendeve të vazhdojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Të premten, ekspertët në OBSH thanë se vaksina kishte “potencial të jashtëzakonshëm për të parandaluar infektimin dhe për të zvogëluar vdekjet në të gjithë botën”.

Udhëheqës të tjerë evropianë janë përpjekur të sigurojnë qytetarët se imunizimi me vaksinën e Oxford-AstraZeneca është i sigurt.

Kryeministri Italian, Mario Draghi, 73 vjeç, tha se ai do të bënte me gëzim vaksinën, por “ende nuk e kishte bërë një rezervim”.

Homologu i tij francez, 55-vjeçari Jean Castex, të premten, mori një dozë të vaksinës së AstraZeneca-s./REL

Etiketa: KoronavirusiMasa izolueseSituata nga Covid-19vendet europiane

Të Lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
13:35 | 06/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Bordi ka ulur me 2 lekë çmimin e naftës,...

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

nga 27
13:19 | 06/06/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të protestuesve. “ky uragan nuk...

Para
Zbulohet motivi i jelekut që mori si dhuratë në Gjirokastër, Basha falenderon zonjën që ia dhuroi

Zbulohet motivi i jelekut që mori si dhuratë në Gjirokastër, Basha falenderon zonjën që ia dhuroi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026
Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

13:19 | 06/06/2026
Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –

Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –

13:04 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –
  • Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –
  • Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com