Skandali me bashkinë e Durrësit, I transferojnë në cepin tjetër të qytetit banorët që mbetën pa shtëpi: Do ngremë një memorial për 26 nëntorin në vend të pallatit tuaj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali me bashkinë e Durrësit, I transferojnë në cepin tjetër të qytetit banorët që mbetën pa shtëpi: Do ngremë një memorial për 26 nëntorin në vend të pallatit tuaj

18:24 | 17/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Bashkia e Durrësit ka reaguar pas protestës së banorëve të pallatit i cili u shkatërrua nga tërmeti. Në një deklaratë, bashkia thekson se pallati nuk do të ndërtohet në tokën ku ka qenë pasi në këtë tokë do të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti. Banorët e pallatit të shkatërruar, të cilët aktualisht jetojnë në banesa me qera, do tu ndërtohet pallati në një lagje tjetër.

Edhe pse banorët u shprehën për ‘Fax News’ se ata posedojnë të gjitha dokumentet që vërtetojnë se ata janë pronarë të kësaj toke, bashkia ka vendosur që t’i largojë ata nga zona në qendër të Durrësit, në një zonë pranë portit.

Banorët të shqetësuar u shprehën se qëllimi real i bashkisë është që pas disa vitesh nga ndërtimi i memorialit, prona t’i jepet ndonjë firme për ndërtim pallati.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Reagimi i bashkisë:

Në lidhje me shqetësimin e banorëve të pallatit në lagjen 6 (pallati barons) Bashkia e Durrësit deklaron se:

1. Bashkia e Durrësit ka detyrimin që të strehojë në shtëpi të reja brenda Durrësit të gjithë ata banorë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti. Edhe banorët e pallatit në fjalë do të strehohen në shtëpi të reja dhe më të sigurta nga ato që kanë patur përpara tërmetit. Sipas planit të detyruar vendor për zonën e dëmtuar pikësore për 4 banesa kolektive, Bashkia Durrës, i miratuar me vendim nr.591 datë 18.08.2021, është parashikuar që të ndërtohen disa banesa shtesë në pallatin nr.14 në lagjen 17(pallati i Kastratit). Pra banorët e pallatit në lagjen 6 do të strehohen në pallatin nr.14(pallati i Kastratit) që do të rindërtohet.

2. Ata do të marrin shtëpi të reja në pallatin e ashtuquajtur pallati i Kastratit që do të rindërtohet.

3. Banorët e këtij pallati kanë përfituar bonusin e qerasë dhe do të vazhdojnë ta përfitojnë atë derisa të strehohen në shtëpitë e tyre të reja.

4. Në vendin ku më parë ka qenë ky pallat do të ketë një shesh të sistemuar dhe një memorial në kujtim të jetëve të humbura nga fatkeqësia natyrore të këtij pallati.

Bashkia e Durrësit me mbështetjen e qeverisë shqiptare vijon punën për procesin e rindërtimit që po ecën me ritme të shpejta. Po kështu kjo Bashki do të vijojë të dëgjojë me kujdes të gjitha shqetësimet e banorëve të Durrësit dhe do të vijojë të jetë në shërbim të qytetarëve në çdo çast.

Ndërkohë bashkia e Durrësit bie në kontradiktë me deklaratat e saj. Në një vendim të publikuar te Komisionit Shtetëror te Rindërtimit, më 15 Maj 2020, bashkia Durrës thotë se pallati i shembur nga tërmeti i 26 Nëntorit do të ndërtohet po në të njëjtin truall.

Ditën e sotme në një sqarim për banorët të cilët protestuan, bashkia e Durrësit deklaroi se pallati do të ndërtohet në një truall tjetër, pasi në truallin ku ndodhej më parë do të ndërtohet një memorial për viktimat e tërmetit.

Etiketa: banoretBashkia e Durrësitskandal

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

Regjistrohen 446 raste të reja dhe 15 humbje jetë në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com