Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Akërni të Vlorës. Dy të rinjtë të moshës 17-vjeç, janë vënë në pranga mbrëmjen e djeshme.
Raportohet se pas një sherri mes njëri-tjetrin, ata kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe një orë më pas janë vënë në prangat e policisë.
Nuk dihen ende shkaqet e sherrit, ndërkohë policia e Vlorës po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.