OKB: Shqipëria, vendi me rritjen më të madhe të refugjatëve (azilantëve) në raport me popullsinë në 2020 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB: Shqipëria, vendi me rritjen më të madhe të refugjatëve (azilantëve) në raport me popullsinë në 2020

08:58 | 16/03/2021
në Kryesore
0

Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.

Sipas një raporti të Komsionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, mesatarja e refugjatëve[1] në vitin 2020 ishte mbi 550 për 100 mijë banorë për Shqipërinë, një tendencë dukshëm në rritje në raport me vitin 2015 kur janë krahasuar të njëjtat shifra dhe treguesi ishte rreth 350 për 100 mijë banorë.

Ky tregues është përpiluar nga UNHCR, Agjencia e KB për Refugjatët, dhe sipas raportit përdor të dhëna për nivelet e refugjatëve që janë mbledhur në mënyrë rutinore nga UNHCR përmes Rishikimit të saj vjetor të Statistikave të Popullsisë (PSR), duke përfshirë të dhëna në nivel vendi nga sistemet administrative të azilit dhe bazat e të dhënave direkte të regjistrimit të refugjatëve.

Read more

Kemi pasur bisedime produktive –

Nuk të lejoj të kritikosh Ramën –

Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë –

Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve –

Shqipëria vitet e fundit ka pasur një nivel të lartë të kërkesave për azil, duke u renditur e dyta në botë në raport me popullsinë (shënim i Monitor).

Pas Shqipërisë ndodhet Turqia e cila ka pasur një rritje të shtetasve që lënë vendin në raport me popullsinë totale në vitin 2020 kur krahasimi bëhet me 5 vite më parë. Por pavarësisht tendencës së ngjashme Turqia ka vetëm 100 refugjatë për 100 mijë banorë.

Raporti i Kombeve të Bashkuara nënvizon se tendenca e vendeve të tjera në rajon është krejt e kundërt. Pra nëse krahasohen shifrat e 2015 me ato të 2020 ka pasur përmirësim pra më pak largime.

“Në nivel global indikatori ka shënuar rritje të proporcionit të refugjatëve nga 216 për 100 mijë banorë në 2015 në 307 për 100 mijë banorë në vitin 2020. Raporti i refugjatëve që kanë origjinën nga një nga vendet e UNECE ka rënë nga 48 në 26 për 100 mijë banorë. Në terma absolutë numri i refugjatëve që kanë origjinën nga këto vende ka rënë nga 607 mijë në 343 mijë. Reduktimi i numrit të refugjatëve me origjinë nga vendet e UNECE kryesisht udhëhiqet nga rënia e dukshme e refugjatëve nga Ukraina. Rënie e dukshme u shënua edhe nga vende si Kroacia, Serbia dhe Kosova. Nga ana tjetër ka pasur një rritje të dukshme të numrit të refugjatëve që vijnë nga Shqipëria dhe Turqia në raport me numrin total të popullatës së tyre”, thuhet në raportin e UNECE.

Ky insitucion ka analizuar tendencën e emigracionit në kuadër të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë rast në thelb ishte objektivi 10 për Zhvillimi të Qëndrueshëm që ka të bëjë me uljen e pabarazisë mes vendeve më së shumti targeton lehtësimin e migrimit të rregullt, të sigurt dhe të pëgjegjshëm e lëvizshmërinë e njerëzve përfshirë përmes zbatimit dhe planfikimit të politikave migratore të mirëmenaxhuara./ N.Maho

[1] Refugjat është një person i cili është larguar nga vendi i tij sepse rrezikohet nga shkelja serioze e të drejtave të njeriut dhe persekutimit. Rreziqet për sigurinë dhe jetën janë aq të mëdha sa menduan se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të largoheshin dhe të kërkonin siguri jashtë vendit të tyre sepse qeveria e tyre nuk mund ose nuk do t’i mbrojë ata nga ato rreziqe. Refugjatët kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare (perkufizimi sipas Amnisty International). /Monitor/

Qq 4
Etiketa: OKBShqiperiaUNECE

Të Lidhura

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Kemi pasur bisedime produktive –

nga 27
12:36 | 23/03/2026
0

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtyjnë përkohësisht të gjitha sulmet ushtarake të...

Nuk të lejoj të kritikosh Ramën –

Nuk të lejoj të kritikosh Ramën –

nga 27
12:22 | 23/03/2026
0

Botuesi i Report Tv, Carlo Bolino ka shkarkuar nga puna në orët e vona të natës drejtuesin e emisionit “5Pyetjet...

Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë –

Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë –

nga 27
12:06 | 23/03/2026
0

Kombëtarja shqiptare do të luajë me 26 mars përballë Polonisë, në kuadër të play off të Botërorit 2026. Lojtarët janë...

Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve –

nga 27
11:56 | 23/03/2026
0

Gazetari Osman Stafa ka reaguar sot lidhur me situatën shqetësuese tek Onkologjiku. Pacientët që ndjekin trajtimin me kimioterapi janë përballur...

Para
OBSH: Numri i viktimave nga COVID-19 mund të shkojë deri në 2 milionë

11 vende europiane ndalojnë vaksinën AstraZeneca, sot mblidhen ekspertët e sigurisë së OBSH

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Kemi pasur bisedime produktive –

12:36 | 23/03/2026
Nuk të lejoj të kritikosh Ramën –

Nuk të lejoj të kritikosh Ramën –

12:22 | 23/03/2026
Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë –

Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë –

12:06 | 23/03/2026
Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim –

Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve –

11:56 | 23/03/2026
Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta –

Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta –

11:50 | 23/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kemi pasur bisedime produktive –
  • Nuk të lejoj të kritikosh Ramën –
  • Të futemi për fitore dhe ta zgjidhim ndeshjen sa më shpejtë –
  • Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve –
  • Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist, Hamit Kosta –
  • Gati të bëjmë krenarë shqiptarët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kemi pasur bisedime produktive –
  • Nuk të lejoj të kritikosh Ramën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com