Kryetari i opozitës shprehet i gatshëm për tu takuar me kryeministrin pas ditës së martë më datë 31 maj
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka pranuar në parim ftesën e kryeministrit Rama, për një takim mes tyre. Kreu i opozitës shpreh gadishmërinë për tu takuar më një qershor, pasi deri atëherë sqaron se ka disa angazhime ndërkombëtare. Përmes një letre drejtuar kryeministrit, si përgjigje për ftesën e ardhur po sot prej tij, Basha shprehet i hapur për të diskutuar për kohën dhe vendin e takimit pas të martës më datë 31 maj.