Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku mbeti i vrarë Taulant Gjikaj.
Raportohet se ai u qëllua me breshëri plumbash nga një i ri i cili ka dalë nga një makinë duke qëlluar drejt tij. Gjikaj u dërgua menjëherë në spital por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima është transportuar me ambulancë për t’u dërguar në morgun e qytetit.