Paketa mbёshtetёse anti-COVID për biznesin e vogёl/ Basha: Më 25 prill nuk do shihni më shtetin grabitqar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paketa mbёshtetёse anti-COVID për biznesin e vogёl/ Basha: Më 25 prill nuk do shihni më shtetin grabitqar

10:55 | 02/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ndërsa dëgjoi problematikat e biznesit dhe rrjedhimisht të qytetarëve gjatë takimeve në Njësinë 4 në kryeqytet, lideri i opozitës Lulzim Basha iu tregoi edhe planin e tij për të shpëtuar ekonominë nga gremina që sipas tij po e çon keqqeverisja e Edi Ramës në këto 8 vite.

Basha shtoi se ajo që e nxjerr Shqipërinë nga kriza është plani ynë ekonomik, me anë të cilit ne do të mundësojmë që biznesi i vogël që është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, por dhe biznesi prodhues.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës

Read more

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Ndëshkim maksimal për autorin –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Gjёja e parё qё do tё bёhet ёshtё qё biznesi i vogёl do tё ketё njё paketё mbёshtetёse ANTI-COVID, atё qё i kemi kёrkuar ta bёnte dhe nuk e bёri do ta bёjmё ne realitet. Kjo ёshtё e para. E dyta, me me paketёn tjetёr do tё bёjmё tё mundur qё tё gjitha kёto qё thuhen taksa e pronёs, shkollёs, ajo e tabelёs, çfarё vendos poshtё, tё pushtetit vendor tё kenё njё tavan mos tё kalojnё 0.5% tё vlerёs sё xhiros. Kush kalon mbi 0.5% tё xhiros sё pronёs nuk do tё quhet, pra nuk do t’i pranohet pushtetit vendor qё t’i marrё biznesit tё vogёl tarifa qё çfarё do lloji apo taksa qё shpikin, siç ёshtё kjo e shkollёs dhe qё i bёjnё rrush e kumbulla, por e rëndësishme është që ju do keni një tavan. E treta dhe më e rëndësishmja, do keni një pullë atje ke dera, e cila do të ndalojë futjen këtu të çdo inspektorati që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë. Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy. Do lejoheni të punoni të lirë, pa frikë, pa ankth. Pak është e keqe situata që ua rëndoi dhe më shumë gjendjen psikologjike.

Tjetra që do bëjmë është do nxisim sa është e mundur konsumin familjar, që do të thotë familjet që janë goditur nga pandemia po kështu do të ndihmohen ekonomikisht. Të gjithë ata që kanë bërë shpenzime, duhet të rimbursohen, do të ndihmohen ekonomikisht që të paktën të jenë në gjendje të paguajnë shpenzimet minimale të bukës, se e dimë që ka. Çdo ditë shtohet lista e familjeve që nuk paguajnë dot më bukën e gojës. Para se me hy këtu takova një zonjë pensioniste. Më tha kam harxhuar 1 milion e 800 mijë lekë për t’u kuruar nga Covidi. Shyqyr Zotit ishte kuruar, por pensionin e kishte 260 mijë lekë. Pra është zhyt në borxh për t’u kuruar dhe kjo është e padrejtë, është kriminale sepse shteti ka mundësitë t’i ndihmojë këta njerëz, pensionistët, të papunët, njerëz me të ardhura të ulëta dhe në fakt të gjithë ata që detyrohen të shpenzojnë për t’u kuruar në shpi nga covidi, në vendet e rajonit marrin ndihmë.

I vetmi vend që s’ka dhënë ndihmë është ky. Pse ?! Se ke një kryeministër që taksat tuaja i ka bërë rrush e kumbulla. Kështu që po të them që mundësitë ekzistojnë për t’i ardhur në ndihmë biznesit të vogël, në këtë formë, me uljen e çmimit të naftës, e cila do të reflektohet në të gjithë strukturën ekonomike se duhet të reflektohet tek transporti, te prodhimet, te transporti i të gjithë artikujve ushqimorë. Si do ta ulim? Do të heqim 240 lekë për litër që janë taksat që i kanë vendos këta prej vitit 2014 në qoftë se të kujtohet. Pa diskutim. Po edhe masat e tjera në veçanti për shtresat në nevojë. Fasha e ulët e energjisë për konsumin nën 300 kë/orë për muaj. Do mundësoj që të kenë pak më shumë lek në xhepat e tyre. Të gjitha këto masa do të çojnë që lekët që sot i marrin, ia merr qeveria, ia merr Edi Rama dhe ia jep një grushti oligarkësh do të jenë në fakt në xhepat e njerëzve. Do shpërndahen në xhepat e njerëzve, do mbeten në xhepat e njerëzve dhe kjo do të nxisë të paktën një konsum të artikujve minimalë ushqimorë dhe do të ndihet edhe tek biznesi i vogël. Kjo është masë stabilizuese. Ajo që e nxjerr Shqipërinë nga kriza është plani ynë ekonomik, me anë të cilit ne do të mundësojmë që biznesi i vogël që është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, por dhe biznesi prodhues. Biznesi i madh është motori i zhvillimit. Të jenë në gjendje, jo vetëm të kapërcejnë krizën, por të fillojnë një cikël, një zgjim ekonomik të energjive duke hap vende pune, duke rrit të ardhurat e cila pastaj e fut të gjithë ekonominë në cikël pozitiv. Kush ka më shumë harxhon më shumë. Duke harxhuar më shumë edhe rritet konsumi, rritet biznesi, rritet mundësia juaj për të mbajt veten tuaj. Nesër ndoshta për të punësuar dikë tjetër. Jemi futur në një cikël negativ, ka 8 vite nuk është sot, ka 8 vite.

Ne kemi bërë një marrëveshje që jemi gati ta nënshkruajmë me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël, para pandemisë se problemet tuaja s’kanё nisur me pandeminë, problemet tuaja janë të hershme, edhe të gjitha këto përpjekjet dhe makijazh, jo hoqa taksat, jo hoqa TVSH-në, vet i vuri vetë i hoqi para zgjedhjeve. 8 vite nuk mbajti asnjë premtim, energjinë e paguani më shtrenjtë, naftën e paguani më shtrenjtë, arbitrariteti, korrupsioni shtetëror është në maksimum, me një gjobë ju merr taksa sa për 10 vjet, apo jo, një gjobë.

Të gjitha zotimet që kam marrë para jush do të bëhen realitet. Ajo pulla që ti e mban mend nga programi ajo do jetë në hyrje çdo biznesi të vogël dhe nuk do të shikoni shtetin me sy, sepse ju punoni nga mëngjesi deri në darkë me djersën e ballit dhe s’nxjerrin dot bukën e gojës. Minimumi që shteti ka për detyrë është që mos t’ju bjerë në qafë. Dhe e dyta do të keni paketën e ndihmës anti-covid. Ky nuk e bëri, ne do ta bëjmë realitet.
Në radhë të parë t’jua heqim lakun nga fyti bashkë të gjithë në 25 prill dhe pastaj të garantoj që do të keni edhe qeverinë edhe kryeministrin që do mendojë për njerëzit, do të mendojë për ju, s’do të mendojë për një grusht ortakësh të vet.
Kështu siç e ke mbyll dyqanin, kështu siç të ka ngecur puna ty, kështu ka ngec Shqipëria u bënë 8 vjet. Më 25 prill atë që e ka mbyll Shqipërinë siç e ka mbyll dyqanin tënd dhe e ka lënë në baltë, do ta heqim dhe të gjithë bashkë do hapim biznesin, do të hapim punësimin. Dhe për personat me aftësi të kufizuar do të kemi në veçanti një program që do ta kthejë të gjithë vendimmarrjen tek shoqatat tuaja që po ua pinë gjakun.

Etiketa: keqqeverisja e Edi RamësLulzim BashaPaketa mbёshtetёse anti-COVID për biznesin e vogёl

Të Lidhura

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

nga 27
10:04 | 04/06/2026
0

44-vjeçari i identifikuar si Violand Braçellari është autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër Edison Adri. Ngjarja ka...

Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

nga 27
09:44 | 04/06/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën një efektiv i forcave Shqiponja dhe u plagos një tjetër gjatë...

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

nga 27
09:38 | 04/06/2026
0

Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër...

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

nga 27
09:28 | 04/06/2026
0

Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka komentuar në rrjetin social X mbi projektin e Jared Kushner dhe...

Para
PD: Dënon ndërhyrjen nga Edi Rama për komunikim normal të qytetarëve me telefon

KQZ regjistron koalicionin e PD “Aleanca për Ndryshim”. Miratohet dhe projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

10:04 | 04/06/2026
Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

09:44 | 04/06/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

09:38 | 04/06/2026
Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

09:28 | 04/06/2026
Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

09:10 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –
  • Ndëshkim maksimal për autorin –
  • Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –
  • Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –
  • Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –
  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –
  • Ndëshkim maksimal për autorin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com