Ish-deputeti socialst i bën thirrje elektoratit të kontribuoje në rikthimin e qeverisë në binarët e demokracisë, transparencës dhe llogaridhënies
Ish-deputeti socialist Marko Bello, vlerëson se demokracia e brendëshme në PS është zhdukur. Si përgjegjës për këtë, Bello akuzon kryeministrin Rama dhe deputetët të cilët po e përkrahin në vendimin për shtyrjen e kongresit të partisë. Përmes një statusi në Facebook, Bello i bën thirrje shumicës së socilaistëve të ndershëm të ndalin rrëshqitjen e PS-së drejt greminës. Bello vlerëson se e ardhmja e Partisë Socilaiste është sot në pikëpyetje.
“Shumica e ndershme dhe e përkushtuar e socialistëve ka misionin të ndalë rrëshqitjen e partisë drejt humnerës dhe të kontribuojë në rikthimin e qeverisë në binarët e demokracisë, transparencës dhe llogaridheniës”, shkruan Bello. Në se nuk ndodh që socialistët të marrin në dorë fatin e PS-së, atëherë thekson ai :…me keqardhje do thuhet se na ishte dikur një Parti Socialiste që, pasi arriti të emancipojë veten, ia doli të përballoje sfidat e shoqërisë shqiptare në momentet dramatike të tranzicionit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, por që një grusht aventurierësh e dhanë me koncesion”, shkruan Bello.