Ndryshon ligji në Gjermani: Postierët mund të hapin paketat në rast u duken të dyshimta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshon ligji në Gjermani: Postierët mund të hapin paketat në rast u duken të dyshimta

18:22 | 24/02/2021
në Bota, Kryesore
0

Gjermania ndryshon ligjin për Shërbimin Postar dhe detyron postierët që t’i dorëzojnë në polici paketat që u duken të dyshimta.

Organeve të policisë dhe të drejtësisë në Gjermani po u jepen mundësi të reja për të luftuar trafikimin e paligjshëm të drogave, të armëve ose objekteve të tjera.

Bundestagu miratoi një projektligj, sipas të cilit postierët dhe punonjësit e tjerë të shërbimeve postare janë të detyruar t’u dorëzojnë organeve të ndjekjes penale paketa dhe dërgesa të tjera postare që u duken të dyshimta. Po ashtu ata kanë të drejtë që në rast se kanë “dyshime të mjaftueshme” se paketat përmbajnë objekte të ndaluara t’i hapin ato.

Read more

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ende objekt debatesh

Përkufizimi i “dyshime të mjaftueshme” është ende objekt debatesh politike. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të ekologjistëve Konstantin von Notz paralajmëroi se stacionet e policisë nuk do të kenë kapacitete të mjaftueshme nëse postierët kanë të drejtë të hapin të gjitha paketat që mund t’u duken të dyshimta dhe se punonjësit e postave nuk janë “ndihmës-sherifë” policie.

Por sipas politikanit të partisë liberale FDP, Reinhard Houben, frika se ky ligj minon fshehtësinë e postës është e papërligjur, sepse bëhet fjalë vetëm “paketa ose letra që janë dëmtuar, hapur ose grisur vetvetiu”, tha ai.

Mallrat e ndaluar

Ndër “mallrat e ndaluar” që supozohet se mund të zbulohen në këtë mënyrë bëjnë pjesë droga dhe armë, lëndë eksplozivë dhe lëndë dopingu. Sipas ligjit të ri kompanitë mund të gjobiten nëse punonjësit e tyre shkelin detyrimin për të informuar në raste dyshimi autoritetet e ndjekjes penale. Ky ligj e ka zanafillën në një iniciativë të Këshillit Federal Gjerman.

E ngarkuara e qeverisë federale për drogat, Daniela Ludwig, e përshëndeti rregulloren e re. “Trafikimi i drogës përmes internetit po lulëzon dhe krijon sot sfida të mëdha për zbatimin e ligjit dhe drejtësinë,” tha ajo. “Ndryshimi i sotëm i Ligjit për Shërbimin Postar është një hap i rëndësishëm në luftë kundër krimeve të lidhura me drogat.”

Etiketa: GjermaniaPostieriTe dyshimta

Të Lidhura

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:37 | 04/06/2026
0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

nga 27
20:57 | 04/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k3EZnctVhy0 Këtë vit Ujësjellësi i Durrësit vjen me lajme të mira, pasi parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë...

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

nga 27
20:55 | 04/06/2026
0

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka...

Para
Basha zbulon katër angazhimet për të rinjtë: Do merrni atë që meritoni

PD prezanton planin për energjinë, Basha: Ulim faturat për 70% të familjeve shqiptare, bashkojmë tregjet me Kosovën

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com