Automjeti u përmbys gjatë ngarkimit
Bujar Llaka, 50 vjeçari me banim në Bulqizë gjeti vdekjen e mënjëhershme pas përmbysjes së kamionit me të cilin punonte. Sipas policisë së Bulqizës ngjarja ndodhi rreth orës 16.45 të pasdites së sotme, teksa kamioni që po ngarkohej është përmbysur dhe e ka zënë poshtë, drejtuesin e tij.
Në njoftimin e policisë së Bulqizës thuhet: “Tek Fabrika e Pasurimit Bulqizë gjatë ngarkimit të kamionit të tij me rërë te bluar kromi, me targa Dr 24 49 F, është përmbysur kamioni aksidentalisht ku për pasojë e ka zënë poshtë drejtuesin e mjetit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje aksidentale”.