Skandalet e Erion Veliajt… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandalet e Erion Veliajt…

15:10 | 17/02/2021
në Kryesore
0

Martesa me lekët e mamasë. Shpenzimet e martesës së Veliajt me Ajola Xoxën në kalanë e Gjirokastrës në shtator 2014, sipas hetimeve të mediave të ndryshme, janë deklaruar dhe faturuar si një aktivitet kulturor me shpenzime shtetërore/publike, çka sipas sipas ligjit përbën abuzim me pushtetin. Në datën 16 shtator 2014, Veliaj deklaron që shpenzimet te dasmës i ka paguar mamaja e tij.

—

Rasti Ardit Gjoklaj: Bashkia Tiranë vret! Erion Veliaj me 16 Qershor 2016 vizitoi landfillin e Sharrës duke e promovuar si sukses kontraktimin e një kompanie nga Bashkia Tiranë që do të kryente riciklimin e mbetjeve, Veliaj gjithashtu premtoj që kushtet e punës janë të modernizuara dhe bëri thirrje për punësim të sa më shumë njerëzve në landfill. Rreth 2 muaj më vonë me 7 Gusht 2016 Ardit Gjoklajt ju shkaktua vdekja nga një ekskavator i kompanisë gjatë punës në landfill, viktimës ju gjend veshur uniforma me mbishkrimet “Bashkia Tiranë”.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

—

Skandal/ 5500 euro një pishë. Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një korrespondence të gjatë me një seri institucionesh tregojnë se pavarësisht dijenisë për projektin e zgjerimit të autostradës, Bashkia e Tiranës shtyu përpara planet për të zëvendësuar palmat e thara me pisha të buta në hyrje të kryeqytetit në nëntor 2017. Dy muaj më pas, përmes një drejtorie në varësi të saj, Bashkia e Tiranës paracaktoi si fitues kompaninë “Fusha” sh.p.k; ndërsa lidhi me të një kontratë me negocim dhe pa shpallje paraprake duke u bazuar te një përjashtim i ligjit për “Prokurimin Publik” që përdoret në raste të nevojës ekstreme apo për ngjarje të paparashikuara.

—

Skandali i Unazës së Madhe. Skandali i projektit rezidencial 60 milionë eurosh pranë Unazës së Madhe, të trafikantit Edmond Bego. Veliaj, bashkë me shefin e tij ndryshon planin urbanistik të Tiranës, për të lejuar ndërtime në pronën e tij, dhe devijon rrjedhën e lumit të Lanës, për të mos prekur këtë pronësi.

—

Shkatërruesi Veliaj, prish dhe nuk dëmshpërblen. Mashtrimet me dëmshpërblimet e familjeve që u është prishur shtëpia në Shkozë dhe te Bulevardi i Ri.

—

Tenderat, si vjedhje e zakonshme e bashkisë së Veliajt. Abuzimi me paratë publike është faktuar herë pas here për bashkinë që drejton Erion Betoni. Tenderi i radhës është për blerjen e 10 copë Hoverboard (dyrrotakëve) elektrikë, në funksion të policisë bashkiake.

—

Policët e Veliajt të veshur me ar. Tenderi 100 milionësh për veshjet e policëve bashkiakë është një rast flagrant, ku korrupsioni dhe shkelja skandaloze e disa ligjeve bëhet aq hapur, sa çdo qytetar i zakonshëm mund ta kuptojë. Tenderin për ‘uniformat e Policisë Bashkiake’ një e fiton një biznes nën sekuestro ‘Vojsava Zenelaj’, me një të vetëpunësuar!!!

—

Kioskat e klientëve. Erion Velaj, zaptues i hapësirës publike, e mbushi Tiranën me kioska. Shfaqjen e bën të bukur si mbrojtës i hapësirave publike, del edhe thotë se trotuari është për të kaluar një nënë me karrocë, një pensionist, një motër, etj. Ndërsa realitetin e ka dhunë ndaj shitësve ambulantë, që dalin në rrugë me një qese gjethe sallatë dhe 5 tufa qepë të njoma dhe nga ana tjetër shtimin e kioskave nëpër trotuaret dhe hapësirat publike të Tiranës.

—

Skandali i transportit publik. Mashtrimet e Erion Veliajt (Betonit) në lidhje me transportin publik në Tiranë. Mbasi rriti çmimin e biletës së transportit publik me 10 lekë në 30 dhjetor 2015, Veliaj nisi një fushatë mediatike për të justifikuar këtë vendim, me ndryshimet e mëdha cilësore që do ndodhnin në shërbimin urban në Tiranë. Sot transporti publik është në gjendje skandaloze.

—

Braktisja e komunitetit rom. Iu vodhi pronat, i hoqi nga shtëpitë, familjet jetojnë në tenda, ai thotë që është i vetmi vend në Evropë që ata kanë të gjithë banesa sociale.

—

Afera e Astirit. Skandali i “Unazës së Re” në Tiranë me projektin korruptiv infrastrukturor me kompaninë “DH Albania”. DH Albania, të vjedhjes dhe pastrimit të 28 milionë eurove, me anë të një kompanie fantazmë. Në mënyrë kriminale, Prokuroria ka rrëzuar akuzat për korrupsion, për shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

—

Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar. Në historinë e njerëzimit, asnjëherë nuk ka ndodhur që shkatërruesit e veprave të trashëgimisë kombëtare të jenë qeveritë e vendeve përkatëse. Atë se bëjnë as pushtuesi. 101 vjetori i Tiranës sot kujtohet vetëm me foto

—

Punësimi i dyfishtë gazetarëve në borderotë e Bashkisë. Rasti Kazhani

—

Skandal tjetër për Veliaj: punëson bashkëshorten si këshilltare në OST me 1.2 milion lekë rrogë

—

Shkatërrimi i trashëgimisë kulturore. Erion Veliaj nuk ndalet/ Skandal, shembet një tjetër vilë historike në Tiranë e viteve ’20. Vilën Pustina,  e ndërtuar në vitin 1927 është shembur. Në vitet e diktaturës kjo vilë u sekuestrua, pra iu rrëmbye pronarëve por nuk u mor vendimi për ta shembur. Tani, me ardhjen e Rilindasve në pushtet babëzia dhe frenetizimi për të shkatërruar historinë, si zonat, ndërtesat dhe vila të tilla, si kjo e Pustinajve – pra kjo babëzi nuk njeh ndalim.

—

Shkatërrimi i trashëgimisë natyrore. Pasi mashtroi qytetarët e Tiranës se tek Parku i Liqenit nuk do të ndërtohet, Erion Veliaj ka miratuar planin që provon se tek Parku i Liqenit do të ndërtohet.

—

Skandalet me rindërtimin. Skandalet e Veliajt me rindërtimin, bën me shtëpi militantët e PS. Ligji e ndalon që bashkia të paguajë për rindërtimin e banesave të atyre që kanë më shumë se një pronë, por Erion Veliaj e ka shkelur këtë ligj për interesa personal partiakë.

—

Zhdukja e miliardave lekëve nga llogaritë e bashkisë së Tiranës. Rreth 2,538,930,790 Lekë , të cilat, kryebashkiaku Veliaj i regjistron në llogari e i propagandon në media, si investime në rrugë, ujësjellës-kanalizime, parqe, shkolla, mbështetje të varfërish, etj.; janë zhdukur e përveçse janë zhvatur, do paguhen edhe 20.5 milionë Euro interesa bankare. Paqartësitë e vërejtura nga KLSH përllogariten në një vlerë prej  2,702,178,809 Lekë.

—

Korrupsioni me inceneratorin e Tiranë. Kostot për buxhetin e shtetit janë mbi 430 milion euro.

—

Shantazh ndaj medias së lirë. Rasti Ora News

—

Mafia italiane pastron miliarda në Tiranë. Dosja Ngrangheta çoi në pranga rreth 50 persona në Itali ka në qendër të saj përgjimet e sekserit të akuzuar të Ndragheta-s, Antionio Gallo. Disa prej të akuzuarve janë shqiptarë, përmes të cilëve Gallo synonte të shtonte apo të pastronte paratë e mafias italiane në Tiranë. Në përgjime flitet ka pasur edhe një takim me kryebashkiakun Veliaj për investimet në kulla në kryeqytet. Sipas raporteve ndërkombëtare në 3 vite mafia e betonit ka pastruar në Tiranë 1.6 miliardë euro.

Etiketa: Bashkia Tiraneerion veliajMartesa me lekët e mamasëRasti Ardit GjoklajskandaleSkandalet e Erion Veliajt...Skandali i Unazës së Madhe

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Fushë Krujë/ Makina përplas këmbësorin, humb jetën 23-vjeçari

60-vjeçari përplas për vdekje me makinë, një person në Mirditë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com