Crown Agents do të largohet, do të bashkojmë doganat me tatimet
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, pranon pa asnjë dyshim se në Dogana ka kontrabamdë e evazion. Në një intervistë në Oraneës”, Cani është shprehur i pakënaqur me punën e doganave duke pranuar se ka kontrabandë, veçanërisht me cigaret.
“Si është e mundur të bjerë në mënyrë kaq drastike sasia e cigareve të importuara? Nuk mund ta pranoj që importet e cigareve kanë arritur në këtë nivel.
Ka kontrabandë, ka evazion dhe ky është shqetësimi im. Ky shqetësim është përsa kohë institucioni i doganave nuk më jep një analizë të plotë bindëse që i ka shteruar të gjitha mundësitë e antikontrabandës”, tha Cani.
Cani deklaroi gjithashtu se ka evazion me TVSH-në, i cili, sipas tij, nuk luftohet pa teknologji. Ai theksoi se tenderi për partneritetin publik privat për TVSH-në do të zhvillohet në mes të shkurtit.