Prokuroria kishte kërkuar një vit burg për ish-kreun e INUK I cili akuzohej për shpërdorim detyre
Gjykata e Tiranës shpalli sot të pafajshëm ish-kreun e INUK, Zydi Dajtin. Ai ishte akuzuar për veprën e shpërdorimit të detyrës dhe për këtë, prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg.
Sipas prokurorisë, Zydi Dajti ka urdhëruar prishjen e një vile dy katëshe të një resorti në Kavajë, jashtë kompetencave të tij si kreu Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Sipas Prokurorisë vlera e kësaj vile arrinte në 700 mije euro. Por kërkesa e prokurorisë është cilësuar absurde dhe e padrejtë nga i pandehuri dhe avokati i tij të cilët pretenduan se objekti ishte pa leje. Ndërsa gjykata e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë sot Zydi Dajtit duke e shpallu të pafajshëm.