Mjeku bëhet kurban, ndërsa oligarkët me shokët e qeverisë bëjnë kërdinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku bëhet kurban, ndërsa oligarkët me shokët e qeverisë bëjnë kërdinë

17:00 | 14/02/2021
në Kryesore
0

Në çdo përurim prokurorie a reforme na duhet një kurban nga mjekët.

Në çdo prag zgjedhjesh një intelektual kurban për ta bërë shembull, e ku ka më të mirë se një mjek profesor!

Tregojmë sukses, ngjallim frikë, por dhe adresojmë dështimet e shëndetësisë në qeverisje, adresojmë fajin tke mjekët dhe mbajmë larg votuesin të mendojë për premtimet e pambajtura.

Read more

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

A s’ka faj ai drejtori që lejon pazarlliqë në çdo qoshe të QSUT-së?! Po ministrja për gjithë spitalet e vendit a s’ka faj?! Pse nuk ka një sistem, ku pacienti të jetë në kontakt me administratën dhe jo me mjekun?! Pse nuk funksionojnë nëpër spitale publike e private sigurimet shëndetësore që paguajmë gjithë jetën?!

Pse nuk e merr spitali faturën e shërbimit, por lë mjekun të hyjë në marrëdhënie financiare me pacientin?!

Pse ministrja dhe kryeministri nuk bëjnë një organizim të mirëfilltë në sistemin shëndetësor të këtij vendi, por mbyllin sytë e veshët ndaj këtij korrupsioni endemik?!

Pse nuk hapin ekonominë e lirë në shëndetësi, ku sigurimet shëndetësore të ndjekin pacientin dhe ai të kurohet, ku të dojë si në gjithë botën?!

Doktor Edvini arriti të çonte numrin e kirurgjive të zemrës në QSUT në 800 në vit nga 350 që ishin para se të bëhej ai drejtues. Askush nuk e falenderoi dhe as e pagoi më shumë për këtë performancë. Ai realizonte personalisht dy operacione kardiake në ditë. Për këtë nuk paguhej më shumë se paga fikse që merr mjeku sot. Në sistemin tonë paguhet njësoj si ai që punon ditë e natë dhe ai që s’punon.

Shteti vetë e ka lënë që kompesimin ta bëjë pacienti.

Duke e pranuar Edvinin me mangësitë dhe dobësitë e tij që e cuan në një gabim të tillë ai nuk është person që duhej arrestuar në seancën e gjyqit me një shou të tillë të paralajmëruar nga Edvini tjetër, ai fuqiplotë.

Nuk ka asnjë përgjim, ku ai flet personalisht apo me ndërmjetës për lekë a pazare. Ka një bisedë të sekretares së gjykatës me motrën e saj, ku tregon që do i paguajë 2000 euro për operacionin doktorit.

Nuk ka asnjë fakt të dokumentuar që këto para janë paguar.

Pse ka fjetur 7 muaj kjo dosje dhe tani i kujtohet prokurorit ta ringjallë?!
Pse ndryshoi prokurori akuzën? Paratë e kujt po pastronte doktor Edvini? A ishin vërtetuar që këto para buronin nga krimi? Çfarë e pengonte gjykimin që doktor Edvini të gjykohej në gjendje të lirë?

Në këto 7 muaj hetime e përgjime kësaj sekretares nuk i ra rruga andej nga Sanatoriumi si kohë COVID-i që është e të shihte çfarë i bënte Perlati partisë, burri zëvendësministres. Aty është leku letër. Po nga klinika e Piperos nuk shkoi kjo të bënte ndonjë test të shpejtë nga ato kontrabandë që paguan deri në 200 euro, po COVID-i si nuk e kapi këtë a një të afërm e të shihnim si e këpuste Pipero në shtet apo privat.
Po andej nga hipoteka apo ALUIZNI si s’doli një herë për ndonjë punë?
S’ka pas ndonjë biznes të vogël kjo, ku i vinin tatimet?
Po INUK-u nuk i ka ardh gjoja me i prish shtëpinë?
Po ndonjë gropë s’ka hapur kjo për ndërtim e të çonte dheun te landfilli apo t’i jepte haraçin inspektorëve të policisë bashkiake?
Po ndonjë call center mashtrimi në mes të qytetit dhe të paguajë shefat e policise s’ka pas kjo?
E të tjera raste plot si këto të përditshmet tona, ku pazari nis me 1000 e bitis me 50000 euro dora.

Po mirë o ju të SPAK-ut te mjeku e shfrytë dufin! Turp e faqezezë ku jemi katandisë!

Ore po shikoni ça bëhet me të mëdhenjtë po keni b…

Shikoni si po vidhen tenderat në Bashkinë e Tiranës 92.8% në 2020 janë dhënë në fond limit. Ato të tërmetit më tmerr akoma.
Nuk ka më tenderim ne këtë vend. Ka vdekur konkurrenca.
E patë si u mor aeroporti në mënyrën më mafioze të mundshme, plus e shtyn dhe 20 vjet koncesionin e ta paguajmë në biletat tona. Ku jeni ju?!
Po pylli i parkut kombëtar te liqeni që u pre për të ndërtuar Shefqeti kullat duke ribërë hartën nga e para në bashki e hipoteke e duke zhvendos vijën e pyllit në mënyrën më të paligjshme nuk ju dogji fare?
Po koncesioni i Rrugës së Kombit që u dha me letra fallco e çmim marramendës duke i vënë traun Kosovës?
Po kodrat e Sarandës që u dhanë për 1 euro?
Po kontrabanda dhe përzierja e naftës që na shkatërron shëndetin, xhepat dhe makinat nuk ju prek sadopak?
Po rrugët që i jepen miliona euro në vit Salillarit dhe nuk mirëmbahen?
Po tenderi i Unazës së Tiranës me letra fallco e po iknin 40 milionë euro ne offshori-n e Bashkimit dhe Damianit?
Po Porti i Durrësit që po jepet pa asnjë garë?
Po vendimet e KKT-së për ndërtime kullash në emër të lloj-lloj mafiozëve e trafikantëve?
Po koncesioni sterilizimit e ai i inceneratorëve?
Po parcelat me hashash që lamë nam nëpër botë?
Po vrasja e Ardit Gjolekajt duke u rropatur nëpër plehra për bukën e gojës?
Po koncesioni pullave fiskale? Po ai i Varrezave të Durrësit?
Pa fund e pa fund.
Nga njëra anë shyqyr që këta dinë se kë përgjojnë e hetojnë, se ti duhej ndonjë vendim qeverie a leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranes kësaj sekretares ne do dëgjonim thagma e s’do na zinte më gjumi nga shifrat!

Kjo është arsyeja që nuk merren me këto e fusin në burg një mjek, i cili nuk paraqet asnjë rrezik për shoqërinë, por shumë thjeshtë mund të gjykohet në gjendje të lirë e të marrë dënimin që i takon, nëse ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Sidoqoftë, kështu si po shkon gjendja në atdheun tonë të dashur përcaktimi i të drejtës dhe gënjeshtrës të shitur me propagande të përpunuar mirë është bërë shumë i vështirë. Po nuk reaguam do ngelemi pa shërbime, pa bukë, pa gjumë e në udhëkryq historik.

Etiketa: Edvin PriftifaqezezëintelektualkërdikurbanMjeku bëhet kurban ndërsa oligarkët me shokët e qeverisë bëjnë kërdinëoligarkëtQSUTsigurimet shëndetësore

Të Lidhura

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

nga 27
08:16 | 04/02/2026
0

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000...

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

nga 27
08:02 | 04/02/2026
0

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë,...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:36 | 04/02/2026
0

DASHI Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:29 | 04/02/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime e...

Para
Moti i keq në vend, ARRSH: Ja akset rrugore më problematike

Aktorja e njohur shqiptare bllokohet nga dëbora në Qafë-Thanë, zbulohet arsyeja

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

08:02 | 04/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

07:36 | 04/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

07:29 | 04/02/2026
Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –
  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com