Teliti: Rama shkatërroi vendin, s’mund të vazhdojë braktisja e fermerëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teliti: Rama shkatërroi vendin, s’mund të vazhdojë braktisja e fermerëve

13:46 | 12/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

 Dorian Teliti ka deklaruar se Rama ka shkatërruar ekonominë tonë, ka rritur koston e jetesës, ka rritur papunësinë dhe varfërinë, shkatërroi vendin tonë dhe na bёri tё humbim shpresën.

Në prezantimin e planit për bujqësinë, Teliti gjithashtu theksoi se nëpërmjet skemave ekzistuese të subvencionimit kanë përfituar vetëm 1.5% e fermerëve, dhe kjo pasi qeveria dhe drejtuesit e bujqësisë shqiptare janë ulur këmbëkryq në shërbim të interesave klienteliste.

 

Read more

Prapaskenat e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, telefonata Balla-Bardhi në mesnatë –

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Pjesë nga fjala:

“Ndonëse toka shqiptare është e bekuar, kemi ujë, fusha e një klimë të jashtëzakonshme, çdo vit Shqipëria importon tre herë më shumë sesa eksporton, plot 1 miliardë dollarë produkte bujqësore e ushqimore importohen, tregues i qartë i hendekun galopant që ekziston mes propagandës së qeverisjes dhe realitetit ekonomik. 

Aktualisht, importojmë dy herë më shumë produkte bujqësore se Maqedonia fqinje. Pavarësisht se ka një kontribut që mund të shkojë deri në 1/5 e Prodhimit të Brendshëm Bruto, bujqësia zë vetëm 2%, e ripërsëris vetëm 2% të buxhetit vjetor të qeverisë.

Po kështu, niveli i kreditimit nga sektori bankar mbetet i papërfillshëm me rreth 1% të portofolit të saj. Nëpërmjet skemave ekzistuese të subvencionimit kanë përfituar vetëm 1.5% e fermerëve, dhe kjo pasi qeveria dhe drejtuesit e bujqësisë shqiptare janë ulur këmbë kryq në shërbim të interesave klienteliste.

Nuk është rastësi që Shqipëria përmbytet çdo vit, ndërkohë që 2/3 e tokës bujqësore vuan nga aksesi në ujë, duke sjellë që sot 35% e tokës arë të mos kultivohet e të lihet djerrë. Nga ana tjetër, klima mbytëse në biznes dhe efektin zinxhir në ekonominë bujqësore e atë rurale, ka bërë që mijëra ferma e sipërmarrje të vogla në sektorin e agropërpunimit të mbyllen, një fenomen qe ka prekur sidomos zonat kodrinore e malore të vendit, ç’ka ka thelluar papunësinë e varfërinë, duke shkaktuar emigrimin masiv të popullsisë. Mungesa e investimeve të qenësishme në infrastrukturën bujqësore, kombinuar me një skemë subvencionimi klienteliste, ka bërë që rendimenti prodhues në bujqësinë shqiptare të jetë 30% më i ulët se rajoni. Ndërkohë, krahasuar gjithmonë me vendet e rajonit, kostot e prodhimit janë 30% më e lartë.

Me pak fjalë, prodhojmë shumë pak, dhe njëherazi prodhojmë shumë shtrenjtë. Nga qindra mijëra ferma bujqësore në vend, vetëm 10.000 prej tyre kanë traktor për të punuar tokën. Dhe sikur këto fakte tejet shqetësuese të mos mjaftonin, favorizmi dhe monopolet e tregtarëve ushqimorë, kanë bërë që cilësia e dobët e ushqimeve të tregtuara në vendin tonë, të cilat janë ende larg  standardeve të kërkuara,  të kthehen shpesh here në rrezik për shëndetin publik.

Konsumatori shqiptar sot paguan çmime për produktet ushqimore që krahasohen me mesataren europiane, shpesh here dhe më shtrenjtë madje, ndonëse të ardhurat për frymë janë ku e ku më të ulëta. Kjo braktisje masive e fermerëve nuk mund të vazhdojë më. Fermeri shqiptar meriton të fitojë, meriton që mundi i tij të shpërblehet, meriton një qeverisje që e mbështet atë realisht.Pa bujqësi, Shqipëria nuk ka një ekonomi të fortë”, tha më tej Teliti.

Etiketa: Dorian TelitiPDProgrami për Bujqësine

Të Lidhura

Prapaskenat e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, telefonata Balla-Bardhi në mesnatë –

Prapaskenat e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, telefonata Balla-Bardhi në mesnatë –

nga 27
18:03 | 14/05/2026
0

Në momentin kur dukej një diferencë e thellë qëndrimesh mes maxhorancës dhe opozitës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në...

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

nga 27
17:07 | 14/05/2026
0

Në një zhvillim të rrallë politik në Parlament, mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar projekt-rezolutën për procesin...

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

nga 27
15:29 | 14/05/2026
0

Pogradeci do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” e elitës së...

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

nga 27
15:13 | 14/05/2026
0

Pas fitores në zgjedhje të bashkëshortit të saj, Flavia Zaka papritur u gjend në qendër të vëmendjes publike – dhe...

Para
Bullgaria bën të detyrueshme maskën në çdo ambient

Thyen rregullat e Covid, gjobiten 1278 persona në 24 orë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prapaskenat e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, telefonata Balla-Bardhi në mesnatë –

Prapaskenat e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, telefonata Balla-Bardhi në mesnatë –

18:03 | 14/05/2026
PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

17:07 | 14/05/2026
Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

15:29 | 14/05/2026
Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

15:13 | 14/05/2026
Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

14:49 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Prapaskenat e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, telefonata Balla-Bardhi në mesnatë –
  • PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –
  • Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –
  • Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –
  • Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –
  • Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prapaskenat e paktit PS-PD për rezolutën e anëtarësimit në BE, telefonata Balla-Bardhi në mesnatë –
  • PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com