Tirana u duhet kthyer shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana u duhet kthyer shqiptarëve

15:50 | 11/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

101 vite më pas, Tirana sot ka frikë nga jeta!

Tirana i duhet kthyer shqiptarëve!

Nga Alba Kepi

Read more

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Sot pas një shekull e një vit nga momenti historik që imponoi e bashkoi atdhetarë, luftëtarë, klerikë, të krijojnë qeverinë e lirë shqiptare, Tirana i duhet kthyer shqiptarëve.

U mbushën plot një shekull e një vit nga 11 shkurti  1920, kur kjo qeveri e lirë hyri në Tiranë duke e shpallur atë kryeqytet.

“Mbledhja kombtare jep fjalën e nderit e besën e shqiptarit duke u betuar në emën të Perëndis se deri sa Këshilla e Naltë vepron mbas ligjet të Shtetit tue ruejtun indipendencën e plotë të Shqipnis me mish e me shpirt, do të jetë mbrojtës e përkrahës i gjithhershëm i kësaj Këshille”,- qe betimi i përfaqësuesve në Kongresin e Lushnjës, betim që u thye në besë nga hordhia komuniste.

E askush nuk e kishte menduar se 101 vite më pas, Tirana që nuk pati frikë nga vdekja e robëria e komunizmit, sot ka frikë nga jeta!

Dhimbja loton, zemërimi ulëret, por frika, eh frika për jetën ka mbërthyer zemrën e banorëve të saj.

Si një hamshor material që përdor qytetin vetëm për nevojat e tij fizike, Er armiku i jetës, shkon në ekstazë nga ideja e shuarjes së qytetit, zhdukjes së tij.

Nxjerr kurrizin e pështyn fjalët; “në fund të fundit unë veç ta kërkova dhe ti ma lejove!”.

I fshehur nën pushtetin që i ka dhënë qyteti-kryeqytet, Er armiku i jetës, është i paprekshëm.

Er armiku i jetës, është komod për oportunistët.

Er armiku i jetës, është si ajo xhaketa blu e çdo mashkulli i dobishëm apo si fustani tub i zi në garderobën e grave, që mbaron punë në halle e gëzime.

Er armiku i jetës është gjithkund.

Në fabrikën e tij prodhon lajme, i konfeksionon me shtupa leckash e kuti autoricikimesh, e i shpërndan në media si peshq të ngrirë që vijnë nga deti e që akush nuk pyet, nëse vjen nga frigoriferi i ftohtë (0 gradë) apo i akulltë (-18 gradë). Ç’rëndësi ka po si ushqim deti do të shtrohen mbi tavolinë!

Er armiku i jetës qep si grepi i njalës. Rrëshqet e nuk prononcohet kurrë mbi politikën, mbi parlamentin, mbi përgjimet, mbi dyshimet, mbi bandat, mbi vjedhjet, plehrat e ekonominë, mbi vrasjet e sigurinë.

Er armiku i jetës është i paprekshëm. E trajton Tiranën si plaçkë lufte e rrobat e pista i zhulos brenda trarëve të bashkisë.

Er armiku i jetës është memec. Nuk flet me banorë, nuk ulet në asnjë konferencë për shtyp. I mjaftojnë banorët e borderosë së çatisë së tij, ustallarë të zotë në qëndisjen e kronikave-flamuj mediatikë.

Er armiku i jetës mbjell pemë, e gjelbërimi i tij pjell veç smog e ndotje!

Er armiku i jetës me prepotencë zgërdhihet e nuk do t’ia dijë pse është rritur kaq shumë numri i të sëmurëve me tumor në Tiranë? I hingërin pyetjeve; Sa përqind rritet çdo vit numri i të sëmurëve me diabet? Pse ka kaq shumë fëmijë të sëmurë? Sa persona vuajnë nga tensioni i lartë e sëmundjet e lëkurës? Sa është numri i të sëmurëve mendorë e i vetëvrasjeve?

Er armiku i jetës filmon takimet me fermerët, po nuk do t’ia dijë sa prej tyre kanë falimentuar? Ku i shesin prodhimet? Sa i kanë  taksat? Er armiku i jetës xhiron ushqimet falas për banorët e qytetit e nuk ka një raport se sa prej tyre jetojnë sot në varfëri ekstreme!

Er armiku i jetës gatuan nëpër mensa, por nuk ka interes të dijë se me çfarë mielli gatuhet buka që furnizon furrat!

Er armiku i jetës premton, por s’pranon të përgjigjet se ku është tramvaji i premtuar? Metroja revolucionare? Tirana qyteti ekologjik?

Er armiku i jetës lëshon leje kullash 20%, por nuk jep të dhëna se sa banorëe u ka vjedhur pronat e shtëpitë.

Er armiku i jetës autofotografohet  me fëmijët në krah, ndërsa në rrugët e Tianës shtohen fëmijët që lypin e që shfrytëzohen në punë!

Er armiku i jetës viziton biznese, por nuk kontrolllon kurrë sa punonjës kanë një kontratë të rregullt pune e sa punëtorë punojnë të siguruar.

Er armiku i jetës trajtohet “like a very popular people”. E quan veten “lali”, shtiret të flasë në tironce, vishet alla Renzi o Blair, e si majdanoz e gjen në çdo festë kulturore, event artistik, manifestim sportiv e në … hetime.

“Tirana që ti do” o Er është vazhdimi i telenovelës horror “Tirana që ti doje”, e që sot e arrite.

Tirana që ti doje sot është qyteti, ku njerëzit vdesin nga ndotja e ajrit, e ku sipas raportit të UNEP (Agjencia Botërore për Ambientin) në çdo ditë të vitit smogu kapërcen shumë herë limitet e OMS (Organizata Botërore e Shëndetit) e disa herë limitet zemërgjera të vendosura nga BE.

Në Tiranën që ti doje, ajri është mbytur me qymyr e centralet termoelektrike ushqehen me linjit, i cili po helmon tokën. Varfëria i ka çuar njerëzit të përdorin dru e qymyr për t’u ngrohur.

Tirana që ti doje o Er armiku i jetës, është qyteti pa identitet, sepse ti e zhduke duke u nis nga sheshi më i madh i tij. E ke kthyer në një pyll me drunj shterpë e gurra pa forcën naturale të rëndesës. E ke mbyllur sheshin tonë si një qark minjsh e rrethuar si një tel kullë gjembash të një sipërfaqë që I tundet dheu nën këmbë e dhimbja e tokës i ka krijuar barkun majucë. Tirana jote o Er armiku i jetës, nuk ka një vend ku ruhet historia. I vetmi muze është ai i orëve në Kullën e Sahatit, por që është ngritur mbi 20 vite më parë e ti nuk ke shtuar asgjë veç një dyqani soveniresh buzë tij. Tirana jote është pa histori o Er armik i jetës, se ti qëllimisht e le kështu, pasi narcizismi inatçor i inferioritetit tënd nuk pranon dot që ne nuk do të quajmë kurrë lali.

Nuk kemi një stendë, ku të nderojmë patriotët që luftuan për lirinë e demokracinë në qytetin tonë, një sallë ku të lexojmë emrat e themeluesve të qytetarisë sonë, një muze, ku të mos harrojmë se gjithçka në këtë qytet nisi nga dashuria për tokën, banorët, kulturën e fenë.

Tirana jote o Er armik i jetës është plot me qofte e birra nëpër kioska panairesh pa shpirt e moral.

Tirana jote o Er armik i jetës, bën monument kulture shtëpinë e Kadaresë, në një pallat të shëmtuar të epokës komuniste që rri në këmbë si trekëndëshi i Bermundës nën tundimet paranormale, ndërsa vilat e shtëpitë tona karakteristike pasuria e vërtetë arkitektonike e qytetit po zhduken nga harresa e fatit e grabitja e fallsifikimi i pronave.

Tirana jote o Er armik i jetës ka ujin me orar, e drita që pa orar ikin e vijnë, ka pallatet me depozita në hava e banjot me bidona me ujë.

Tirana jote o Er armik i jetës ka makina që kalojnë nga lagjia më lagje e shesin ujin për të pirë, se ai i rubinetit sjell veç sëmundje.

Tirana jote o Er armik i jetës ka parkingje poshtë pallatit që nuk të lënë me hy në shtëpi, pasi i forti i ardhur, punonjës i yti i ka fut një hu hekuri në tokë që e hap e mbyll me çelës sa herë që ai do.

Tirana jote o Er armiku i jetës, ka artistë të huaj që ti i promovon në shkëmbim të kush dreqi e di se cfarë, e të vetmen godinë arti e shembe me të nëjtën metodë e pabesi si paraardhësit e tu komunistë!

Tirana jote o Er armiku i jetës, ka tregun e Pazarit të ri me frutat, perimet e gjëja e gjallë qe nuk vijne nga fshatrat përreth e me cmime lirë, por tezga mallrash të magazinuar me muaj nëpër depozita portesh që i bëjnë sfond vec istagramit.

Er armiku i jetës sa të pëlqen të quhesh lali?!.. por për ne je vec halli!

Lali për tironsit është njeriu i shtëpisë, vëllai, miku, baba, nipi, njeriu që nuk ta ka me hile, njeriu që kur hyn e del nga shtëpia të thotë mirë të gjetca o mirë se të gjeta.

Lali ynë ka fe e atdhe e nuk ka nevoj të paguaj ustallarë për make up të fytyrës së tij.

Lali ynë o Er armik i jetës, ka një dashuri hyjnore për Tiranën kurse ti vec e ke shit për thasë me letra thesaresh e landfille plehrash.

Tirana jote o Er armik i jetës nuk është e imja e as ti nuk do jesh kurrë lali im.

101 vite më pas Tirana ime duhet t’i kthehet shqiptarëve e Tiranës tonë dashuria për jetën.

Etiketa: Alba KepiEr armiku i jetësfermeretflamuj mediatikëlalioportunistëtTirana u duhet kthyer shqiptarëve

Të Lidhura

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

nga 27
14:00 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të shoqatës së prokurorëve, në lidhje me debatin për rritjen e pagave të...

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

nga 27
13:44 | 04/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se protesta kombëtare e 10 shkurtit mund të...

Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

nga 27
13:20 | 04/02/2026
0

Familjarët e Ylli Dines, bari nga fshati Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë, kanë tre ditë që kanë humbur kontaktet me të. Pas...

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

nga 27
13:08 | 04/02/2026
0

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor që doli zbuluar një vit më parë me 2800 tonë mbetjet...

Para
Përmbytjet, Serbia jep 100 mijë euro ndihmë për Shqipërinë

Përmbyten tokat dhe shtëpitë në Fier, banorët: S’kanë pastruar kanalet

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

14:00 | 04/02/2026
Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

13:44 | 04/02/2026
Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

13:20 | 04/02/2026
Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

13:08 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:50 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen
  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –
  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –
  • Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen
  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com