10 lekë nerva, 10 lekë grushte, vetëm 10 lekë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 lekë nerva, 10 lekë grushte, vetëm 10 lekë!

22:31 | 26/05/2016
në Uncategorized
0

Nga Lorenc Vangjeli

Nuk ka kushtuar më shumë se dhjetë lekë. Aq sa është monedha e vogël prej metali të verdhë, e dhëmbëzuar anash dhe e lehtë sa humbet në xhepa; e pavlerë sa nuk i kursehet as prej kopracëve të lindur lypësave të lindur apo të shndërruar në të tillë, për shkak të fatit të keq më shumë se prej zgjedhjes.

Dhjetë lekë, fiks dhjetë lekë ishte shuma që prodhoi sherrin e pabesueshëm mes shumë persoanzhesh të panjohur në një autobuz linje nga Tirana në Vorë. Mund të ishte dhe një linjë tjetër çfarëdo, sepse nuk është përjashtim skenari. Ndryshojnë vetëm aktorët dhe regjia, kurse shuma në lojë përgjithësisht është po e njëjta: dhjetë lekë. “Qytetari dixhital”, sërish anonim, filmoi skenën dhe ndërkohë që priste që gjakrat e personazheve të ndizeshin, që i ndezur flakë gjaku i tyre të bëhej si barut i thatë, që baruti i thatë i tyre të shkrepëtinte mbi të njomë e të lagur përreth, pra, “Qytetari Dixhital” ishte gati për të prodhuar një video disa minutëshe që të dëshmonte sa keq, sa rëndë dhe çfarë krize të pabesueshme ka shoqëria shqiptare. Një krizë që natyrisht nuk ka nisur dje, që nuk është sot në pikun e saj më të lartë dhe që nuk do zgjidhet nesër. Edhe nëse miratohet në formën e saj perfekte reforma në drejtësi që ka kohë që po pritet dhe shihet si çlirim i rradhës i vendit dhe ndërkombëtarët pa i shohin si zbarkimin në Normandi për Frontin e Dytë në Luftën e Dytë Botërore.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Por, kriza në Shqipëria nuk ka shërim edhe nëse 99 përqind e shqiptarëve të varfër bëhen më të pasur nga sa kanë qenë dhe një përqindëshi tjetër i mbetur i të pasurve, bëhet më njerëzor, më pak i korruptuar, më i ndershëm me detyrimet fiskale dhe më i ndjeshëm ndaj mungesës dhe atyre që ju mungon ajo çfarë ata e kanë me shumicë.

Në autobuzin e linjës Tiranë-Vorë sherri nisi për diferencën për dhjetë lekë të biletës që një qytetar refuzoi ta paguajë. Dialogu është vështirë të kuptohet, por rrotull tij është gjithë Shqipëria.

Ishte Shqipëria indiferente. Shqipëria tifoze me njërën dhe tjetrën palë. Shqipëria që flet vetëm më zë të lartë. Shqipëria që ka ngut dhe dhunë. Shqipëria që përdor grushtin në vend të dialogut.

Shqipëria që është nervoze. E gjithë kjo pamje për vetëm dhjetë lekë. Si për të kujtuar çmimin e barabartë me një monedhë metalike ngjyrë të verdhë nga ato që humbasin në xhepa të krizës së padurimit të sotëm që vjen nga e djeshme dhe do të vazhdojë dhe si trashëgimi e trishtuar në të nesërme. Dhjetë lekë të vetme nuk ju bëjnë më punë as lypësave, sepse vlerën e kësaj monedhe e ka ngrënë me kohë inflacioni. Por, fiks dhjetë lekë mjaftuan për të treguar portretin e Shqipërisë nervoze dhe në stres. Nuk ka rëndësi kush e ka shkaktuar atë. Shkaku nuk është i panjohur, por pasojat i vuajnë të gjithë. Ky është leksioni i paguar me vetëm dhjetë lekë. Për fat, pa krisma kallashnikovi në serinë e tij të parë.

/javanews.al/

Etiketa: barutdhjetë lekëgrushteLorenc VangjelinervaNormandiqytetari dixhitalstres

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para

Bujari nuk e kishte mbiemrin Nishani, Rama nuk e kishte emrin Edi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com