Një 18-vjeçar i identifikuar si Klajdi Gjergji është plagosur mbrëmjen e sotme me thikë në gjols dhe në brinjë, në rrugën e fshatit Sanxhak. Sipas policisë ai është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit i cili është arratisur menjëherë pas ngjarjes.
“Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:00 ,në rrugën fshatit Sanxhak,Kurbin është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K.Gj.,18 vjeç, banues në Sanxhak,Kurbin,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia