Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës rihter goditi Korfuzin mbrëmjen e sotme. Lëkundjet sipas Institutit Sizmologjik grek u regjistruan në orën 21:55 në det, pranë Korfuzit.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në juglindje të Lefkimit, ndërsa thellësia 19.5 kilometra. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm frikë dhe panik.
Raportohet se lëkundjet u ndjenë deri në jug të Shqipërisë.