Raporti i ILO: “Dembelizmi“ i lartë i të rinjve në Shqipëri kërkon adresim urgjent – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i ILO: “Dembelizmi“ i lartë i të rinjve në Shqipëri kërkon adresim urgjent

15:00 | 02/02/2021
në Kryesore
0

Shqipëria i ka përmirësuar treguesit e punësimit si raport me veten ashtu edhe me Rajonin në këto tre dekada të tranzicionit, mirëpo vendi duhet të adresojë urgjentisht fenomenin e inaktivitetit tek të rinjtë bën thirrje Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Që nga rënia e “perdes së hekurt”, si një nga vendet më të varfra në Europë, Shqipëria në dekadën e dytë të tranzicionit u klasifikua si një vend me të ardhura të mesme. Punësimi i Shqipërisë ka vazhduar të rritet. Vendi ka shkallën më të lartë të punësimit midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor (67% në 2019).

Por shkalla e papunësisë së të rinjve është akoma e lartë (28% në 2019) dhe shkalla e lartë e të rinjve jo në arsim, punësim apo trajnim (26.6%) është një shqetësim i madh. ILO kërkon nga autoritetet që të trajtojnë më vëmendje këtë fenomen, pasi produktiviteti i të rinjve në moshë punë vë bazat për zhvillimin e vendit në të ardhmen në të gjitha aspektet.

Read more

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

Institucioni ndërkombëtar që mbikëqyr çështjet e punësimit vë në dukje se programet e tregut të punës në Shqipëri janë prezantuar vazhdimisht, por ato mbulojnë vetëm një përqindje të kufizuar të te papunëve (5.5% në 2017). Nga ana tjetër 42% e fuqisë punëtore është aktualisht e punësuar në bujqësi, kryesisht në punë me aftësi të ulëta dhe me produktivitet të ulët. Punësimi i lartë në bujqësi zbulon nevojën për ndryshime strukturore në tregun e punës, teksa bujqësia është burimi i madh i informalitetit dhe punës pa pagesë.

Sipas të dhënave të brendshme, në vitin 2019, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 26,6 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 36,5 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (12,7 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (18,1 %) ose për arsye të tjera (32,7 %).

Duke krahasuar të rinjtë që janë as të punësuar as në shkollë apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (45,3 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 28,9 %.

Për të nxitur punësimin tek të rinjtë ILO rekomandon një koordinim më efikas ndërmjet bizneseve të qëndrueshme që janë ofrues të punësimit, zyrave të punës dhe institucioneve të arsimit.
Anketimet rajonale të realizuara nga Banka Botërore kanë gjetur se, Shqipëria ka numrin më të lartë të firmave në vendet e Europës Juglindore (36%), që raportojnë se forca e punës nuk zotëron aftësitë që ato kërkojnë. Ndërsa statistikat kombëtare të tregut të punës tregojnë se 14% të të punësuarve nuk u përputhet profesioni me arsimin. Shkaku kryesor i këtij çrregullimi mbetet mungesa e orientimit të rinjve me nevojat e tregut të punës.

/Revista Monitor/

Etiketa: Banka BoteroreILOOrganizata Ndërkombëtare e PunësPunësimi i ShqipërisëShqiperia

Të Lidhura

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

nga 27
21:00 | 13/04/2026
0

Një përplasje e vjeter për shkak të fitimieve në rrjetin e Call Centra në kryeqytet u bë shkak për pengmarrjën...

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

nga 27
20:50 | 13/04/2026
0

Një e moshuar ka shpëtuar mrekullisht në Korçë pas ankesës së komshiut të saj se i pikonte tavani. Në momentin...

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

nga 27
19:14 | 13/04/2026
0

Nuk pati fitues në sfidën mes Bylisit dhe Dinamos e vlefshme për javën e 31 të Kategorisë Superiore. Në ‘Adush...

PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

nga 27
19:04 | 13/04/2026
0

Nesër mund të bëjmë gjëra speciale, por duhet të jemi shumë, shumë të vendosur për të arritur këtë objektiv. Po...

Para
Vendimi i qeverisë: Rritet pragu i notës mesatares për pranimin e studentëve në universitete

Studentët mbledhin 10 mijë firma për kthimin në auditore, ministria ende pa vendim

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

21:00 | 13/04/2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

20:50 | 13/04/2026
Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

19:14 | 13/04/2026
PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

19:04 | 13/04/2026
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët –

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët –

18:56 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –
  • U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –
  • Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –
  • PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –
  • Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët –
  • Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –
  • U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com