Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është pritur mirë në komunën e Skënderajt. Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur: “UÇK! UÇK!”, “Thaçi! Thaçi!”.
Në video tshihen protestues duke e gjuajtur me vezë kreun e VV-së, i cili kishte shkuar atje për fushatë. Si pasojë e këtij presioni, ai është larguar nga tubimi në Skënderaj.