Një shpërhtim i fuqishëm ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në HEC-in e Gjegjanit në Pukë. Banorët e këtij fshati dyshohet s e kanë vendosur një sasi troitoli në këtë HEC pasi kanë mosmarrëveshje me kompaninë që e menaxhon. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.
Policia e Pukës ka sqaruar se në vendin e ngjarjes është gjetur i lidhur roja i HEC, i cili ka deklaruar se dy persona me maska e kanë lidhur në një largësi prej 500 metër nga HEC. HEC-i Gjegjanit ishte jashtë funksionit pasi nuk kishte ujë. Drejt Pukës është nisur edhe një grup i ekspertëve nga Shkodra dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.