Detyra numër një e Kosovës është mbijetesa e popullit të saj! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detyra numër një e Kosovës është mbijetesa e popullit të saj!

19:55 | 01/02/2021
në Kryesore
0

Read more

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026 –

Nga Ruben Avxhiu

Gjëja e fundit që dua të dëgjoj sot, kur Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhëniet diplomatike, është punë a fatit të “Palestinës”.
Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh. Përkundrazi, janë palestinezët që duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për mbështetjen e tyre të panevojshme dhe të pamoralshme për Millosheviqin dhe nacionalizmin zjarrvënës serb në Ballkan.
Nga lista shumë e gjatë e veprimeve të turpshme të palestinezëve, po veçoj vetëm një. Atë më flagranten. Ftesën e themeluesit dhe udhëheqësit historik të Autoritetit Palestinez Jaser Arafat për Sllobodan Millosheviqin, që të kalonte Krishtlindjen në Bethelem.
Ajo që e bën më skandaloze këtë ftesë është data e saj, dhjetor i vitit 1999.
Jo dikur nga fillimi i viteve 1990, kur mund të gjeje ndonjë justifikim, se nuk i dije mirë faktet. Ftesa vinte katër vite e gjysëm pas masakrës së Srebrenicës, kur gati 8,000 burra e djem myslimanë, disa ende të mitur u pushkatuan me gjak të ftohtë, pa asnjë arsye, përveç dëshirës për ta shuar farën boshnjake.
8,000 robër, të paarmatosur, të pambrojtur, civilë të mjerë, që me familjet e tyre ishin strehuar në një qytezë që OKB e kishte quajtur të sigurtë. U vranë një e nga një mizorisht. Pa ndonjë objektiv ushtarak apo përfitim politik. Thjesht urrejtje e kulluar.
Nuk po kaloj ende te shqiptarët tani. Mbi 200,000 vajza e gra të përdhunuara në Bosnje. Nuk di që ushtarët e Izraelit të kenë përdhunuar ndonjëherë ndonjë vajzë arabe. Do të dënoheshin menjëherë nga drejtësia në vendin e tyre. Përdhunuesit serbë ishin dhe mbeten heronj në Serbi. Operacioni i përdhunimeve ishte masiv. Plot ushtarë janë detyruar nga oficerët e tyre të merrnin pjesë në përdhunim. Duhej të ishte çmendur bota. Po nuk ndodhi.
Pak më vonë, filloi dhuna në Kosovë. Mjafton të lexosh emrat e fëmijëve të Familjes Jashari që u masakruan në shtëpinë e tyre. Jo diku duke demonstruar në sheshe e duke mbajtur parrulla politike. Në shtëpinë e tyre.
Kosova u mbush më varre masive. Më shumë se një mijë kufoma civilësh, u ngarkuan në kamione nga ushtria serbe për t’ia fshehur krimet historisë, kur e panë që lufta me NATO-n ishte humbur. I fshehën nëpër Serbi në varre që nuk i tregojnë se ku janë.
Qindra xhami, teqe e disa kisha e manastire katolike që u shkatërruan prej serbëve në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Dëbimet massive të popullsisë shqiptare të Kosovës, përdhunimi i vajzave dhe grave shqiptare, djegiet e dokumenteve, talljet publike, fyerjet, shkatërrimi i shtëpive e pasurisë shqiptare.
Të gjitha këto, nuk e prekën zemrën e udhëheqësve palestinezë. As atëhere kur gjaku ishte i freskët, as 10 vite më vonë, kur mjegulla e luftës ishte shpërndarë.
Çfarë duhet të mendonin shqiptarët kur panë që Izraeli strehoi një grup familjesh të dëbuara nga Serbia, kurse Autoriteti Palestinez ftoi kryekriminelin që të festonte Krishtlindjen së bashku me ta? Në atë kohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit deklaroi se nëse Millosheviqi vinte vërtet për Krishtlindje, Izraeli do ta arrestonte dhe dërgonte në Hagë. Çfarë kontrasti!
Edhe Greqia që ka marrëdhënie historike me Serbinë refuzoi të vinte veton – mjaftonte vetëm një veto që NATO të mos ndërhynte në Kosovë.
Kishte plot serbofilë, që kritikuan NATO-n, por duke e pranuar që Millosheviqi ishte kriminel. Thjesht nuk u dukej e drejtë ndërhyrja ushtarake nga jashtë.
Por, jo Arafati. Jo palestinezët. Nuk mund të bënin sikur po shihnin nga ana tjetër. Nuk do që të thuash një fjalë të mirë për viktimat, dakord, ke hallet e tua. Ke problemin tënd për të zgjidhur dhe duhet të bësh llogaritë e tua politike. Ke nevojë për ndihmën ruse apo ku ta di unë. Nuk do të më shkonte mendja t’i thoja Arafatit e njerëzve të tij se pse nuk po flet për Kosovën.
Por në vend të kësaj, të dalësh në ekstremin tjetër?! Të të dalë koha, nga të gjithë figurat politike të botës, të ftosh këtë kryekriminel që ka 9 vjet që djeg Ballkanin për planin e tij të Serbisë së Madhe. Po çfarë bëri ndonjëherë Millosheviqi për Arafatin që t’i dalë mik pas gjithë këtyre tragjedish. Çfarë injorimi i ftohtë dhe i pashpirt për vuajtjet e jo një po disa popujve joserbë që vuajtën në duart e tij. Çfarë injorimi për vetë myslimanët e mbetur në Sanxhak e Preshevë etj nëpër Serbi, qytetarë të dorës së dytë, nën një regjim diktatorial si ai Millosheviqit.
Çfarë ironie për këtë tallje me vuajtjen e një populli, ku gjendeshin plot të rinj me emrin “Arafat”, ku solidariteti më Palestinën, gjallonte natyrshëm, i sinqertë, jo për llogari politike, por përkundrazi thjesht nga impulsi njerëzor.
Ku ishte revolta e palestinezëve ndaj kësaj ftese të Arafatit? Ku ishte thirrja për solidaritet me një popull tjetër që kërkonte mëvetësi?
Ku është kërkesa e faljes për këtë veprim fyes për vuajtjet e të gjithë myslimanëve të Ballkanit, nga një klikë mashtruese politike që ka dekada që mjel botën myslimane me miliarda dollarë në vit, pa sjellë asnjë ndryshim real për popullin e vet?
Ne habitemi që qeveritarët palestinezë dënuan publikisht shpalljen e pavarësisë në Kosovë. Njeriu që ka zëvendësuar Arafatin qe nga të parët që vizituan Serbinë dhe denoncoi pavarësinë e Kosovës si kundër ligjit ndërkombëtar. Mund ta bënte nga zyra e tij në territoret palestineze, po nuk është aq fyese për shqiptarët sesa kur e bën deklaratën nga Beogradi.
Gati 20 vjet pas luftës, “Palestina” tashmë anëtare e UNESCO-s dha votën kyçe që Kosova të mos bëhej anëtare. Një vit më parë, as palestinezët nuk ishin në UNESCO. U votua dhe hynë. Pasi hynë vota e parë me rëndësi që patën ishte që të mos linin Kosovën që të hynte edhe ajo. Ironia ishte se Serbia kopjoi gati tërësisht argumentin që kishte përdorur një vit më parë Izraeli që të mos lejonte hyrjen e palestinezëve.
Kështu që leksionet se kujt i takon Jeruzalemi e kujt nuk i takon, se ku duhet të qendrojë ambasada e Kosovës apo nëse duhet ta njohë se nuk po njihet Palestina, kanë zero rëndësi për mua e duhet të kenë zero rëndësi për Kosovën.
Kjo republikë e re në Europë është toka më e përvuajtur e kontinentit e që ende i qendron mbi kokë premtimi gjakatar i Serbisë fqinje se nëse një ditë rrethanat ndërkombëtare ndryshojnë do të rikthehet që të mbarojë punën që ia ndërprenë me forcë në 1999. Detyra numër një e udhëheqësve të Kosovës duhet të jetë mbijetesa e popullit të saj.
Kosova vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve.

Etiketa: kosoveRuben Avxhiu

Të Lidhura

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

nga 27
08:17 | 03/02/2026
0

Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që...

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

nga 27
08:11 | 03/02/2026
0

Mbahet sot seanca e radhës parlamentare, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika. Një nga pikat që pritet...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
07:59 | 03/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026 –

nga 27
07:33 | 03/02/2026
0

DASHI Jeni në një fazë zgjimi emocional. Pas javësh që ndienit nevojën për të nxituar, për të provuar veten dhe...

Para
New York goditet nga stuhia e borës, mbyllen qendrat e vaksinimit

New York goditet nga stuhia e borës, mbyllen qendrat e vaksinimit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

08:17 | 03/02/2026
PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

08:11 | 03/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

07:59 | 03/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026 –

07:33 | 03/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 3 Shkurt 2026

07:29 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –
  • PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –
  • Këmbimi valutor 3 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 3 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 3 Shkurt 2026
  • Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –
  • PS kërkon të marrë shumicën, mazhoranca dhe opozita përballen sot në Kuvend për Reformën Territoriale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com