Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili paralajmëroi referendum për bashkim me Shqipërinë në rast se Kosova nuk qaset nga Bashkimi Europian.
Rusia i cilëson deklaratat e Haradinajt një provokim të radhës duke kërcënuar integritetin territorial të shteteve të Ballkanit.
“Kohët e fundit një nga politikanët shqiptarë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se synon të kërkojë mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse ky pseudo-shtet i vetëshpallur nuk pranohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare si dhe Beogradi nuk do të njohë “pavarësinë” e Kosovës.
Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i R. Haradinajt, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan”, thuhet në deklaratë.