Rama shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 protestuesit që u vranë më 21 janar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 protestuesit që u vranë më 21 janar

10:55 | 21/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka shpallur “Dëshmorë të Atdheut” 4 protestuesit që u vranë më 21 janar në bulevard 10 vite më parë.

Rama u shpreh se drejtësia për ta është e papërfunduar por shtoi se sistemi i Drejtësisë është i pavarur dhe nuk është parlamenti ai që bën gjyqe.

“Në këtë 10 vjetor qeveria ka vendosur të japë titullin e lartë të “Dëshmorit të Atdheut” për të katërt dëshmorët e protestës paqësore të 21 janarit”. 21 Janari përtej plagëve të pangushëllueshme që hapi në shpirtin e familjeve të 4 dëshmorëve dhe përtej plagës së madhe që hapi në shoqërinë tonë shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe drejtësisë. Të politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer në qëllim në vetvete dhe të drejtësisë si mur i madh i pakapërcyeshëm për njerëzit e këtij vendi dhe për shoqërinë tonë në përpjekjen e transformimeve demokratike. 

Read more

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Sot kemi të gjitha arsyet për t’u përulur para kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve, humbja e të cilëve vuri një vijë të kuqe dhe të lexueshme për të gjithë duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar, Jam krenar që ne si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër tejet të vështirë me marrjen e përgjegjësisë së madhe të qeverisjes së vendit kemi qenë mishërimi i një vullneti për të garantuar lirinë dhe të drejtën për të protestuar dhe në situata shumë herë më dramatike nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës në tejkalim të gjithë asaj kornize që përcakton kushtetuta dhe ligji për të drejtën për të protestuar.

Kemi siguruar që në radhë të parë jeta e protestuesit të mos vihet asesi në pikëpyetje dhe dinjiteti i protestës që është dinjiteti i shoqërisë të mos shkelet në emër të mbrojtjes së gardhit apo hapësirës përtej gardhit pavarësisht akseseve të përsëritura me të cilat shoqëria është përballur. Të gjithë janë dëshmitarë që tani është kthyer në normë se protesta është shprehje e të drejtës dhe nevojës për t’u dëgjuar dhe si asnjëherë më parë në këto vite qeveria e Shqipërisë ka pasur jo vetëm vullneti për të dëgjuar por edhe karakterin për të reaguar deri duke kërkuar ndjesë kur protesta ka shpalosur përmes të drejtës së vet arsye të cilat kanë treguar që ka qenë qeveria në pozitën e palës që duhet të tërhiqet ndërsa protestuesit që duhet të dëgjohet dhe vlerësohet duke i dhënë të drejtë për argumentin. E drejta nuk është gjithmonë me ata që protestojnë.

Ata ngrenë akuzën në drejtimin tonë duke thënë që drejtësia për 21 Janarin është e papërfunduar por duke ngatërruar kohën që kemi sot dhe nuk jemi që prej 1990 kur politika, partia në qeveri mund të bëjnë atë që i takon ta bëjë drejtësia, Parlamenti nuk bën gjyqe dhe nuk jep vendime gjyqësore. Qeveria nuk bën rolin e prokurorisë. As ministri i Drejtësisë as kryeministri nuk ngrenë akuza penale për t’ia çuar gjykatës së partisë.  Është drejtësia që i bën këto. Krejt e pavarur nga pushteti. Shumëkush e konsideron këtë përpjekje për të justifikuar faktin se drejtësia nuk e ka kryer detyrën e vet”, tha Rama.

Etiketa: 4 protestuesit që u vranë më 21 janardeshmore te atdheutKryeministri Edi Rama

Të Lidhura

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

nga 27
11:31 | 04/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe socialistët që të mos organizojnë atë që ai...

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

nga 27
11:13 | 04/06/2026
0

Deputeti i Lëvizjës Bashkë, Redi Muçi ka ironizuar nga Kuvendi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha në lidhje me...

O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

nga 27
10:49 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qytetar...

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

nga 27
10:04 | 04/06/2026
0

44-vjeçari i identifikuar si Violand Braçellari është autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër Edison Adri. Ngjarja ka...

Para
Alarmi për operatorët detarë, priten dallgë të forta deri në 8 ballë

Drejtoria detare paralajmëron përkeqësim të motit mesnatën e 23 Janarit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

11:31 | 04/06/2026
Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

11:13 | 04/06/2026
O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

10:49 | 04/06/2026
Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

10:04 | 04/06/2026
Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

09:44 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –
  • Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –
  • O mret, po ku ishe këto vite?! –
  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –
  • Ndëshkim maksimal për autorin –
  • Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –
  • Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com