Xhevahir Zeneli, aktori i rrallë në një rrëfim për jetën e tij artistike dhe personale, ka treguar për A-Show me gazetarin Adi Krasta, shumë të paditura.
Ai tregoi se është nga fshati Luaras i Kolonjës, i cili ka nxjerrë 3 mësues të shquar, por për paradoks në filmin e tij të parë me regji të Vladimir Priftit, kishte pikërisht rolin e atij që duhet të vriste mësuesin e shquar të fshatit të tij, Petro Nini Luarasin.
Më tej ai ka rrëfyer se në Amerikë punonte roje shkolle, por brenda javës ia vodhën shkollën 5 herë.