E bija e Ylli Hilës, luftën e klasave do rilindësh në vitin 2021?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E bija e Ylli Hilës, luftën e klasave do rilindësh në vitin 2021?!

17:41 | 19/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Nga Elona Caslli
E bija e Ylli Hilës…
E bija e Ylli Hilës, luftën e klasave do rilindësh në vitin 2021?!
Je grua dhe po ta kursej edhe foton edhe emrin në publik, por meqënëse na qenke shqetësuar për tët vëlla, po të sqaroj ty dhe të ngjashmit e tu për herë të fundit publikisht.
E bija Ylli Hilës, postkomunizmi solli gjënë e parë – lirinë e fjalës. Dhe falë kësaj lirie, unë po të përgjigjem publikisht.
Ta marrim shtruar e bija Ylli Hilës.
Yt vëlla na paska të drejtën të quajë “idiot” këdo që nuk i bindet diktaturës sanitare të kryeministrit të vendit. Yt vëlla na paska të drejtë të quajë ” idiote” këdo që kërkon llogari për darkën në Dubai të Rilindasve duke paraqitur kërkesën bazike: Ku është ftesa nga kompania në fjalë dhe ku është dokumenti që vërteton rezervimin e biletave dhe të hotelit?!
Tani e bija e Ylli Hilës, duke qenë se yt vëlla bashkë me shokun Mero Baze, nuk gjejnë në biografinë time fakte të tilla si – Vend pune të dhënë nga partia, rrogë në ujësjellës të dhënë nga partia, foto duke bërë fushatën e partisë, projekt të dhënë nga partia, do sajojnë një situatë artificiale, sipas së cilës yt vëlla duhet të viktimizohet dhe të shfaqet para udhëheqësit dhe publikut sikur po i kërcënohet jeta.
Me pak fjalë, duhet të prodhohet një personazh që po vë në lojë jetën për Partinë dhe ky personazh duhet të jetë yt vëlla.
E bija e Ylli Hilës, nga rrëfimet familjare duhet ta dish mirë si kryhen torturat, vrasjet apo hedhjet nga Dritarja.
Askush nuk paralajmëron askënd. E kryen aktin dhe kaq, ndaj rri e qetë se i kam premtuar Xhaxhi Edit se nuk e hedh nga dritarja Xhaxhi Dritanin, ama i qëndroj idesë se “” Dritarja” si portal duhet hedhur nga dritarja, sepse nuk informon publikun por e keqinformon këtë të fundit.
E bija e Ylli Hilës, ti dhe të ngjashmit e tu, duhet të kuptoni se nuk mund të merrni përsipër të lakoni një emër të përveçëm dhe të mos përballeni me asnjë pasojë, pasi qëllon që pas atij emrit të përveçëm të ketë mund dhe përkushtim të përditshëm në emër të dinjitetit njerëzor.
Nëse ngatërroni kohët, ju rikujtoj faktin se jemi në vitin 2021 dhe jo në vitin 1967, ku ju të Partisë mund të thonit dhe të bënit gjithçka dhe askush nuk mund të bënte asgjë, pasi ishit me biografi të mirë.
Nëse unë bëra rezistencë e bija e Ylli Hilës, e bëra për t’i dhënë një mesazh tët vëllai dhe të ngjashmëve të tij, që nuk tkurrem, pasi në këtë vend portalet apo gazetat, përdoren si mjet për të mbytyr zërin e individëve të caktuar.
Yt vëlla portalin e tij ta vërë në funksion të propagandës së partisë se nuk di të bëjë gjë tjetër, por kur të përmendë emra të përveçëm ta pyesë veten mirë, se do përballet në vetë të parë me emrin që ka përmendur.
Dhe në këtë përballje unë nuk bëra gjë tjetër veçse ekspozova mendimet e “””çmuara””” të tët vëllai, të cilat tregojnë qartazi përmbajtjen, rëndesën dhe funksionin e tij në shoqërinë shqiptare, i cili kulmon me thënien- Konica, Fishta dhe At Zef Pllumi pinin shëllirë që i kritikonin aq shumë shqiptarët.
Nëse do kishit heshtur e bija e Ylli Hilës, do kishit bërë mirë.
Post Scriptum- Me luftën e klasave që dëshmoni në koment, nuk bëni gjë tjetër veçse më kujtoni shprehjen që thuhet shpesh në Shkodër- Nëse do të kish qenë ndryshe, do kish turpëruar babanë.
Etiketa: E bija e Ylli HilësE bija e Ylli Hilës luftën e klasave do rilindësh në vitin 2021?!elona caslliYlli Hila

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

nga 27
07:35 | 06/06/2026
0

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të paradites priten...

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Para
Koronavirusi në Itali/ Sot më shumë viktima se një ditë më parë, ulet numri i rasteve të reja

Britania shënon ditën më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë, raportohen mijëra raste të reja në 24 orë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026
A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com