Biberaj dënon gjuhën e Ramës ndaj Francës: Nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time aq rëndë (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biberaj dënon gjuhën e Ramës ndaj Francës: Nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time aq rëndë (Film)

10:45 | 18/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Aleksandër Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka dënuar gjuhën e ashpër të kryeministrit Edi Rama për Francën lidhur me çështjen e vaksinimit.

I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Enkel Demi, Biberaj tha mes të tjerash se letra që del nga ambasada franceze vjen nga presidenti Macron dhe siç thotë ai diplomacia nuk funksionon në atë mënyrë.

Gjithashtu ai ka krahasuar sjelljen e krydemokratit Lulzim Basha me kryeministrin Edi Rama në raport me ndërkombëtarët, që sipas tij janë shumë ndryshe.

Read more

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Gjatë bisedës, Biberaj nuk hezitoi të përmendë edhe gabimet e Partisë Demokratike si djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale. Megjithatë siç thotë ai gjithçka u bë që Rama të reflektonte.

“Ka qenë gabim djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet vendore. Por ishte një gabim i detyruar me idenë se ky do të reflektojë. Ky jo vetëm që nuk reflektoi por e shtriu të keqen. Sikurse kemi bërë gabim që nuk kemi marrë pjesë në ndarjen administrative. Por gabimet në politikë kanë një kosto dhe nuk është momenti që të meremi. Unë mendoj se secili prej nesh ka nxjerrë mësimet e veta. E vërteta është se iu la fusha bosh”, u shpreh ai.

Në fund ai shpreh bindjen se në 25 prill fiton opozita, pasi sipas tij është e ndjeshme nevoja për ndryshim.

Pjesë nga biseda në studio:

Aleksandër Biberaj: Letra që del nga ambasada franceze vjen nga Macron sepse kështu funksionon diplomacia dhe rrjedhimisht ai kërkon një përgjigje. Që do të thotë jo përgjigje me bejte. Kryeministri po ta vësh re ka degraduar aq shumë sa edhe fjalori ka mbaruar. Po të bëni një matje të fjalëve që përdor Edi Rama kam përshtypjen nuk janë më shumë se 100 fjalë. Ky është degradim dhe tallje me një komb të tërë. Do të perifrazoja një filozof, një njeri i rritur keq kurrë nuk mund të bëhet lider. As me ambasadorin Soreca nuk mund të sillet ashtu. Po ky është modeli i tij, nuk është çudi.

Enkel Demi: Sjellja me ambasadorin Soreca do të thotë që ai nuk e çmon atë, në mënyrë personale, dhe këtu fajin e ka Soreca. Nuk mund të komunikojë me kryeministrin e një vendi me sms. Unë vë re një dhe në këtë rast Basha më duket më përpara, në raport sesi komunikon me ndërkombëtarët. Militantët e PD nëse kanë një njeri që nuk e shohin dot me sy është Palmer që certifikoi zgjedhjet moniste në Shqipëri. por komunikimi i tij me Palmer është në një nivel krejt tjetër. Në njëfarë mënyre tregon që është një politikan që kanë një mënyrë tjetër të konceptuari tjetër.

Aleksandër Biberaj: Nuk mund të nxjerrësh para disa teka të tuat. Basha ka edhe eksperiencën e punës në Umnik por edhe si ministër i jashtëm. Ka shumë socialistë që mund ti shërbenin si këshilltarë të kryeministrit. Ky çon një djalosh ministër të jashtëm, pa këshilltarë. As Enver Hoxha nuk ka pasur kaq shumë pushtet. Ka qenë gabim djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet vendore. Por ishte një gabim i detyruar me idenë se ky do të reflektojë. Ky jo vetëm që nuk reflektoi por e shtriu të keqen. Sikurse kemi bërë gabim që nuk kemi marrë pjesë në ndarjen administrative. Por gabimet në politikë kanë një kosto dhe nuk është momenti që të merremi. Unë mendoj se secili prej nesh ka nxjerrë mësimet e veta. E vërteta është se iu la fusha bosh.

Enkel Demi: Më bën përshtypje, se nuk e shoih të shëndetshëm mendërisht. Shenja e fundit ishte imitimi që i bëri zotit Gjekmarkaj në emision.

Aleksandër Biberaj: Ishte zoti Basha te Klani dhe Rama te Top Channel. Ishte rëndë, nuk e kam parë ndonjëherë në jetën time aq rëndë.  Nuk duhej lejuar që ky të vazhdonte degradimin e qeverisjes.

Enkel Demi: Unë them ta pushtojmë Francën para 25 prillit.

Aleksandër Biberaj: Edhe unë dakord jam…Unë mendoj se opozita fiton më 25 prill. Janë të gjithë indikatorët e nevojës së një ndryshimi të madh.

Etiketa: Aleksandër BiberajAmbasada Francezeanëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Të Lidhura

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

nga 27
15:25 | 01/02/2026
0

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

nga 27
15:21 | 01/02/2026
0

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një...

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

nga 27
14:57 | 01/02/2026
0

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

nga 27
13:31 | 01/02/2026
0

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Para
Kushi: Në vitin shkollor 2020-2021 do të shtohen 1,000 mësues

Sot në 14:00 merret vendimi si do të vijohet me mësimin në universitete

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

15:21 | 01/02/2026
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

14:57 | 01/02/2026
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –
  • Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com