Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka referuar materialet në organin e akuzës.
Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha kontaktet që kanë pasur të miturat ditët e fundit si dhe iu është kërkuar kompanive celulare që t’iu vihen në dispozicion tabulatet telefonike.
Familjaret e 16-vjeçareve të zhdukura me 1 janar, nuk kanë dyshime tek ndonjë person që mund të këtë rrëmbyer vajzat.
Sipas verifikimeve të kryera deri më tani nga Policia, rezulton se për herë të fundit vajzat janë parë në “Qytet Studenti”.