Bushi: Opozita shpif do ta padis në gjykatë
Pas akuzave dhe kërkesave për të dorëzuar mandatet si kryetarë të Bashkive kanë reaguar qytetarët e parë të Krujës e Mallakastrës. Kryebashkiaku i Krujës Bushi thotë se akuzat e SHQUP-it janë shpifje. Sipas ti,j ai është shpallur i pafajshëm nga drejtësia italiane në vitin 2010, ndaj do të ankohet për shpifjet e PD deri në Gjykatën e Strasburgut. “Pas nënshtrimit të ligjit dhe verifikimit përkatës që do bëhet do të rezultojë që çdo gjë që ka shpif SHQUP-i ka mbi 2 vite ndaj meje do të dalë ashtu siç them dhe siç kam deklaruar unë, me çfarë kosto do me paguajnë gjithë atë baltosje dhe lum shpifjesh të qelbura që vetëm nga goja e atyre mund te dalin, sepse i premtoj shqupit qe nuk do t’i lej deri ne gjykatën e Strasburgut për dem moral te përsëritur për me shumë se dy vite”, deklaron kryebashkiaku i Krujës.
Ndërsa kreu i Bashkisë së Mallkastrës, Agron Kapllanaj, ka bërë shpjegimin e pozicionit të tij me anë të një postimi në FB. Sipas tij ai vetëm sa është penalizuar për një makine me dokumente të falsifikuar që ja kishte blerë një italiani, kur ai ka qenë emigrant në Firence. Dënimi me 2 vjet burg e 200 euro gjobë sipas Kapllanit është dhënë kur ai kishte 3 vjet që e kishte lënë Italinë. Ai ka deklaruar se qytetarët e Mallkastrës nuk kanë në krye të bashkisë së tyre një njeri që i turpëron në dinjitetin e tyre. Kapllanaj fitoi Bashkinë e Mallakastrës nën siglën e PD.