“Te dy shtetet s’dinë ku i kanë detet territoriale”: Pashaj kërkon reagim urgjent për detin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Te dy shtetet s’dinë ku i kanë detet territoriale”: Pashaj kërkon reagim urgjent për detin

19:26 | 26/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Koloneli në lirim, Myslim Pashaj, ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, kërkon reagimin e menjëhershëm të Shqipërisë për të mos lejuar Greqinë që të zyrtarizojë zgjerimin e saj me 12 milje në detin Jon.

Në një intervistë për “Panorama”, Pashaj shprehet se pa një marrëveshje me Shqipërinë për të përcaktuar kufijtë detarë, Greqia nuk mund të bëjë asnjë hap përpara në zgjerime hapësirash detare.

“Të dy shtetet nuk e dinë se ku i kanë detet territoriale, se ku kanë detet e puqur, tej detit territoarial. Ajo më kryesorja, se ku ndodhet hapësira ekonomike ekskluzive! Nëse Greqia në mendje të saj, vepron, siç thuhet në vendimin e fundit, ajo në fakt “pushton hapësira detare që mund t’i takojnë Shqipërisë”, të cilat nuk i njeh, nëse i takojnë apo jo”, shprehet Pashaj.

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Sipas tij, pranimi i Shqipërisë për të çuar çështjen e detit me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ka krijuar turbullirë dhe tymnajë që mesa duket nga kjo po përfiton Greqia.

“Të gjithë e dimë vendimin e qeverisë Shqiptare dhe asaj të Greqisë, të cilat “E dorëzuan detin në dorën e Gjykatës së Hagës. Kjo e ka bërë çështjen akoma dhe më komplekse. Veç kësaj, në këtë turbullirë dhe tymnajë detare, vendimi i qeverisë së Greqisë ka rastin që të përfitojë, në shtrirje dhe zgjerim të 12 miljeve detare. Një hap i tillë nuk duhet të lejohet, se më vonë, nuk zgjidhet aq kollaj e nuk dihet se sa kohë do të dojë. Urgjentisht duhet të thirret një Forum Gjeoshkencor dhe Juridik i së Drejtës Detare Ndërkombëtare, nga institucione shqiptare, që tërë këtyre problemeve t’u japë qartësinë e duhur”, shkruan Pashaj.

INTERVISTA

Qeveria greke, ka konfirmuar zyrtarisht lidhur me zgjerimin e Detit të saj territorial nga 6 md në 12 md. Sa e prek Shqipërinë ky vendim i Greqisë?

Ka pasur kaq shumë diskutime dhe kontestime, të cilat në të shumtën e rasteve rrëfejnë se nuk njihet gjendja, se institucionet shtetërore, nuk kanë qenë të afta t’i përgjigjen qeverisë për njohjen e Ligjit të Detit dhe për hollësi që lidhen me të, në hapësirat e Detit Jon. Prandaj, të vjen keq se flitet kuturu, sidomos për problemin që lidhet me Greqinë dhe Shqipërinë, të cilat kanë 12 vjet që kanë krijuar një kundërshti fqinjore shumë komplekse, po kaq të thellë për ndarjen e detit dhe marrëveshjen e vitit 2009, e cila siç dihet është hedhur poshtë.

Kush janë këto veçori, për të cilat nuk ka dritësime të duhura?

Së pari, duhet të sqarohet opinioni shqiptar se “E drejta Detare Ndërkombëtare”, e lejon secilin shtet që të zgjerojë detin territorial në 12 milje detare që janë 22,22 km, tej vijave bazore të secilit shtet. Kjo është e qartë por asgjë nuk sqarojnë specialistët përkatës, se pse vallë ka ngecur e kur është krijuar një tymnajë e rrezikshme. Deti Jon është një hapësirë e gjerë dhe kundruall Greqisë me mijëra ishuj dhe dheut kontinental të shteteve si, Qipro, Egjipti, Libia, Tunizia, Italia. Në këto shtete, hapësirat detare janë ndarë me marrëveshje dypalëshe. Vetëm në Otranto, rrotull pikës treshe, midis Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë, situata ndryshon, sepse aty fillon hapësira e Detit Jon të Veriut, i cili nuk është i ndarë. Ndarja në 2009, është bërë “nul” nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Çfarë sjell kjo gjendje?

Në këtë situatë, Greqia dhe Shqipëria ndonëse e pranojnë se Ligji Ndërkombëtar e lejon zgjerimin në 12 milje, por ama, nuk mund të shtrihesh më tej, pasi deti nuk është ndarë. Të dy shtetet nuk e dinë se ku i kanë detet territoriale, se ku kanë detet e puqur, tej detit territorial. Ajo më kryesorja se ku ndodhet hapësira ekonomike ekskluzive! Nëse Greqia në mendje të saj, vepron, siç thuhet në vendimin e fundit, ajo në fakt “pushton hapësira detare që mund t’i takojnë Shqipërisë”, të cilat nuk i njeh, nëse i takojnë apo jo.

A mund ta qartësoni në natyrë?

Përballë Greqisë, Italia fqinje, detin e ka të ndarë. Po kështu vijave ndarëse përballë ishujve të Jonit të Veriut, u janë dhënë efektet e ishujve (si p.sh. ishujve Shtrofades) apo edhe vetë Othonoit, që lidhet me detin territorial të Italisë. Në këto vija që dallojnë që nga Kreta deri në Otranto, zgjerimi më 12 md është i mundshëm. Kurse në Othonoi, problemi zgjerues duhet të ndalet! A do të marrë ky ishull në drejtim të detit territorial të Shqipërisë “efekt të plotë” (12 md = 22,22 km) apo “gjysmë efekt” (6 md= 11,11 km), apo “çerek efekt”?! Kjo është e Drejta Detare Ndërkombëtare që ka Shqipëria për rastin e pabarabartë me rastin e Greqisë, për shkak të ishujve, gjë e cila sjell nevojën për një vlerësim sipas parimit të “Ekite”- së. Kjo nuk është realizuar për shkak të rënies poshtë të Marrëveshjes së 2009-s.

Ku të çon kjo situatë?

Kjo situatë të çon në njoftimin diplomatik juridik dhe gjeoshkencor të dy shteteve, sipas së cilës “tek ishulli Othonoi, Greqia nuk mund të zgjerohet në 12 milje detare, para se të qartësohet se sa shtrirje përfiton Greqia përballë Shqipërisë!” Kjo bëhet me marrëveshje paraprake, me llogaritjen dhe vlerësimin juridik dhe gjeoshkencor të të dy vendeve, e pastaj mund t’i jepet e drejta Greqisë që të zgjerohet në 12 milje detare. Ne kemi dëgjuar deklarimin e Kryeministrit të Shqipërisë dhe ministrit të Jashtëm, se “ky zgjerim do të bëhet atje ku e lejon gjeografia”. Pikërisht kjo “gjeografi” është ajo që shpjeguam më lart.

Mos vallë, edhe Grupi Negociator ka lënë boshllëqe të mëdha në këto vite negocimi dhe të angazhimit të tij?

Pa dyshim, kjo qëndron. Është vënë shumë herë në dukje paaftësia e negocimit, gjersa vihen re boshllëqe të tilla, të cilat edhe pse marrëveshja midis të dy shteteve nuk është realizuar. Por, ne duhet të kishim ndër duar llogaritje, vlerësime, hartografi, se ku ndodhen hapësirat ekonomike ekskluzive, largësia e deteve territoriale në disa versione, të cilat do të jepnin përgjigjet e duhura.

Ju mendoni se ka përfituar padrejtësisht Greqia, sipas vendimit të fundit të saj?

Që t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje duhet të kemi në dorë materialin e këtij vendimi. Po kështu ajo që e përcakton vendpozicionimin e vijave ndarëse, është hartografia e këtyre vijave, kur me matje, je në gjendje që të kuptosh se çfarë ka sjellë zgjerimi me 12 md i Greqisë, në dëm të Shqipërisë.

A mund të qartësohemi, për vendimin që kanë marrë të dy shtetet ai i Greqisë dhe Shqipërisë për ta çuar Marrëveshjen e Ndarjes së Kufijve Detarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?

Të gjithë e dimë vendimin e qeverisë Shqiptare dhe asaj të Greqisë, të cilat “e dorëzuan detin në dorën e Gjykatës së Hagës”. Kjo e ka bërë çështjen akoma dhe më komplekse. Veç kësaj, në këtë turbullirë dhe tymnajë detare, vendimi i qeverisë së Greqisë ka rastin që të përfitojë, në shtrirje dhe zgjerim të 12 miljeve detare. Një hap i tillë nuk duhet të lejohet, se më vonë, nuk zgjidhet aq kollaj, e nuk dihet se sa kohë do të dojë. Urgjentisht duhet të thirret një Forum Gjeoshkencor dhe Juridik i së Drejtës Detare Ndërkombëtare, nga institucione shqiptare, që tërë këtyre problemeve t’u japë qartësinë e duhur.

Etiketa: Myslim PashajShqiperiaZgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
Udhëheqësi Edi Rama duke ju mësuar mjekëve si ta kurojnë koronavirusin

Udhëheqësi Edi Rama duke ju mësuar mjekëve si ta kurojnë koronavirusin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com